LAJMI I FUNDIT:

Clarke: Dalja nga BE, gabim fatal

Clarke: Dalja nga BE, gabim fatal

Braktisja e Bashkimit Evropian do të ishte një “gabim fatal” për Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar ish-kancelari Ken Clarke.

Clarke, aktualisht ministër pa portofol, thotë se çështja e qëndrimit të Britanisë në BE dhe përfitimeve të saj duhet të bëhet “më e fortë dhe më koherente”.

“Ka pasur mundësi për një përfitim të madh nëse Britania do të ishte fokusuar në çështje me rëndësi”, ka thënë Clarke, transmeton Tch.


Nga ana tjetër, euroskeptikët dhe konservatorët thonë se Clarke nuk është në të njëjtin hap me partinë dhe publikun sa i përket nevojës për një referendum.

Kryeministri David Cameron ka kërkuar që të rishikohet qëndrimi i Britanisë në union dhe si mënyrën më të mirë për të vendosur për këtë ai ka vlerësuar referendumin brenda vitit 2017.

Apeli i Cameron është mirëpritur nga shumica e deputetëve konservatorë, që besojnë se Brukseli ka akumuluar shumë pushtet dhe se vendimmarrja në shumë fusha duhet të kthehet në Westminister.

Por Clarke, një nga zërat më pro-evropianë, paralajmëron kolegët e tij se duhet të shohin me kujdes se çfarë është në interes të Britanisë dhe jo luftën personale mes tyre.

Clarke është shprehur i vetëdijshëm se institucionet e BE-së kanë nevojë të reformohen dhe se kryeministri Cameron e ka vënë theksin tek fushat ku unioni duhet të funksionojë më mirë. /Telegrafi/