LAJMI I FUNDIT:

Clinton refuzon një debat përfundimtar me Sanders

Clinton refuzon një debat përfundimtar me Sanders

Kandidatja demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, që është gati e garantuar për fitoren e primareve, refuzoi dje të marrë pjesë në një debat të fundit me rivalin e saj, Bernie Sanders, të propozuar nga kanali televiziv “Fox News”.

“E refuzuam ftesën e Fox News për të marrë pjesë në një debat në Kaliforni”, theksoi drejtoresha e komunikimit të Hillary Clinton, Jennifer Palmieri, në një komunikatë, përcjell javanews.


“Ne mendojmë se koha e Hillary Clinton përdoret më mirë duke bërë fushatë dhe duke takuar drjtpërdrejtë votuesit në Kaliforni për të përgatitur fushatën e zgjedhjeve të përgjithshme të 8 nëntorit”, shpjegoi ajo.

Nga ana tjetër Bernie Sanders kishte njoftuar se do t’i pëlqente të merrte pjesë në këtë debat në Kaliforni, ku më 7 qershor do të zhvillohen primaret vendimtare.