LAJMI I FUNDIT:

Çmenduria Kim, 100 mijë dollarë për një dhomë kundër frikës dhe panikut (Foto)

Çmenduria Kim, 100 mijë dollarë për një dhomë kundër frikës dhe panikut (Foto)

Kim Kardashian assesi nuk po mund të ndihet mirë pas plaçkitjes që i është bërë në Paris.

Bukuroshja 35 vjeçare tash ka vendosur që në villën e saj 20 milionë dollarëshe të ndërtojë një dhomë speciale kundër panikut dhe frikës.

Villa 20 milionë dollarëshe e Kim nuk është mjaftueshëm e sigurt për të.
Villa 20 milionë dollarëshe e Kim nuk është mjaftueshëm e sigurt për të.

Ajo ka vendosur që të paguajë sigurimin më të fortë i cili u takon zyrtarëve të lartë qeverisës, teksa mjekun e saj e telefonon shumë shpesh, shkruan Telegrafi.

Sipas revistës InTouch, “dhoma e panikut” do të ketë një dhomë të madhe, një banjë dhe kamera. Do të jetë e ndërtuar që t’i mbijetojë zjarrit në mbi një mijë shkallë celsius dhe një tërmet të magnitudës 7.0 shkallë.

Plaçkitja në rezidencën e Kim - pesë gjërat që ndodhën atë natë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Plaçkitja në rezidencën e Kim - pesë gjërat që ndodhën atë natë (Foto/Video)

Ndërtimi i kësaj dhome do të fillojë shumë shpejt, kurse çmimi i saj mund të kapërcejë 100 mijë dollarë, varësisht se sa siguri do të kërkojë Kim që të instalohet në të.

Unaza që iu vodh Kimit në Paris dhe që asaj ende po i shkakton makth. Foto: Instagram
Unaza që iu vodh Kimit në Paris dhe që asaj ende po i shkakton makth. Foto: Instagram

Sigurimi që po e vështron atë, ashtu sikurse fëmijët e saj North dhe Saint, është më i miri i cili mund të blihet me para në botë.

“Kanye ka angazhuar një kompani që mbron zyrtarë qeveritarë në vende në gjendje lufte”, ka thënë një mik i familjes për InTouch.

Vendi ku ka ndodhur plaçkitja në Paris. Foto: Getty Images
Vendi ku ka ndodhur plaçkitja në Paris. Foto: Getty Images

Po sipas këtyre burimeve pranë familjes, gjendja e Kim është më keq se sa që mund të jetë menduar.

Rrëfimi i Kim për historinë e unazës së vjedhur! (Foto)
Lexo po ashtu Rrëfimi i Kim për historinë e unazës së vjedhur! (Foto)

“Ajo nuk është mirë. Është më keq se sa mund të paramendoni. Ajo ka vuajtur nga disa sulme të panikës dhe refuzon të jetë e vetmuar. Kim ka pasur shpesh makthe dhe kujtime të ngjarjes së hidhur. Ajo është shumë nervoze. Ajo ndihet shumë e frikësuar, sidomos natën”, deklaroi ky burim.

Kim e ka të vështirë rikuperimin pas ngjarjes që ndodhi në Paris. Ajo po komunikon non stop me mjekun dhe shefin e sigurimit të saj, pasi ndihet e pasigurt. Kanye West në anën tjetër është në turne! Foto: GC Images

Kim thuhet se po e ka të vështirë rehabilitimin pas ngjarjes në Paris, ku i është vjedhur një prej unazave më unike në botë dhe më të shtrenjta po ashtu.

Teksa Kim po mendon konstruktimin e dhomave të posaçme kundër frikës, Kanye West gjendet tejet i angazhuar në turneun e tij “Pablo”, i cili vetëm sa është zgjeruar me disa data të tjera /Telegrafi

Në trend Magazina

Më shumë
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Pas deklaratave për UÇK-në, Adelina Ismaili i del në mbrojtje Enver Petrovcit: I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit

Magazina
E vërteta

E vërteta "e errët" e serisë së animuar "Tom and Jerry", a keni ditur?

Magazina
Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Ledjona Xheladinaj e eliminuara e radhës nga Big Brother VIP Albania

Magazina
Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Fisnik Syla gjen të dashur të re, i dhuron unazë diamanti luksoze

Magazina
Kalo në kategori