LAJMI I FUNDIT:

Coca-Cola fokusohet në rritjen e qëndrueshmërisë

Coca-Cola fokusohet në rritjen e qëndrueshmërisë

Coca-Cola HBC ka publikuar Raportin vjetor të Integruar “Rigjallërimi i Biznesit” më 17 mars 2016.

Përpjekjet tona në fushën e qëndrueshmërisë janë duke u vlerësuar, duke parë se Coca-Cola HBC është njëra ndër kompanitë lider në Europë dhe në botë, në mesin e kompanive të pijeve në Indekset e Qëndrueshmërisë të Doë Jones-it dhe Evropës, për dy vjet rresht.


Raporti i katërt i integruar i Coca-Cola HBC ofron detaje mbi të gjitha aspektet e biznesit, qeverisjes dhe performancës se qëndrueshmërisë, si dhe shënon një vit të rezultateve dhe të të arriturave pozitive. Këtë vit ne kemi bërë një hap para në fushën e raportimit, duke përgaditur aspektet e qëndrueshmërisë të Raportit Vjetor të Integruar në përputhje me Standardet Gjithëpërfshirëse së Iniciativës së Raportimit Global(GRI) G4.

Dimitris Lois, kryeshefi ekzekutiv, komentoi: “2015 shënoi një përmirësim të performancës në të gjitha aspektet e biznesit tonë. Ne zgjeruam portofolion e produkteve tona në mënyrë që të ju ofrojmë konsumatorëve tonë zgjedhje, përmirësuam aftësinë tonë për të iu shërbyer konsumatorëve si dhe angazhuam njerëzit tonë më të talentuar. Kemi përforcuar angazhimin tonë që qëndrueshmëria të jetë vlerë thelbësore e biznesit dhe një udhëheqës i rritjes sonë duke përmirësuar raportimin tonë nëpërmes aplikimit të Standardeve Gjithëpërfshirëse GRI G4 dhe paraqitjes së iniciativave siç është Kontabiliteti për Qëndrueshmëri”.

Ndërsa, gjatë vitit që lamë pas janë iniciuar aktivitete të ndryshme në të mirë të komunitetit edhe në Kosovë. Menaxhmenti i Coca-Cola Hellenic në Kosovë, ka deklaruar se janë realizuar aktivitete të ndryshme në disa fusha. Ndër to bën pjesë aftësimi i të rinjve për tregun e punës përmes programit Coke Summership, ndërtimi i parkut i cili është i dizajnuar për fëmijët me nevoja të veçanta dhe gjithashtu, përmes misionit humanitar të Karvanit të Coca-Cola për Vit të Ri, ju është ofruar ndihmë dhe kushte më të mira për edukim fëmijëve jetim të SOS Fshatrave.

Në vitin 2015, kompania ka arritur rezultate të shkëlqyeshme, siç janë shitja e
2.1 bilion njësive të pijeve e ku numri i konsumatorëve ka arritur në 593 milionë, punësimi direkt i 33,000 personave, përftimi neto prej 280 milionë euro, pagesa e 271 millionë euro, investimi prej 8.2 milionë euro në programet e komunitetit, ofrimi i 6,000 orëve vullnetare, reduktimi i përdorimit të ujit për 5.5% krahasuar me 2014, reduktimi i karbonit për 14.2% krahasuar me 2014. /Telegrafi/