LAJMI I FUNDIT:

Cole: Dua trofe me Anglinë

Cole: Dua trofe me Anglinë

Mbrojtësi i Anglisë dhe Chelseat, Ashley Cole, nuk është iu shqetësuar shumë për popullaritetin e tij, dhe dëshiron vetëm të luajë futboll dhe të fitojë trofe.

32-vjeçari do ta bëjë paraqitjen e tij të 100-të për Tre Luanët në ndeshjen e sotme miqësore ndaj Brazilit që zhvillohet në Wembley.

“Ndoshta nuk marrë shumë mirënjohje dhe lëvdata, por nuk dua të ulem këtu dhe të vazhdoj të kërkoj të jem i dashur nga njerëzit”.

“Ju duhet të keni karakter për të tejkaluar pikat e ulëta, po. Në futboll nuk mund gjithmonë të shkojë në mënyrën tënde. Ju nuk mundet gjithmonë të keni kohë të mira. Do të keni edhe periudha të vështira kur nuk luani mirë. Është diçka me të cilën duhet të përballeni. Unë kam mësuar të përballem me këtë”.

“Unë jam këtu të luaj futboll. Kjo është gjithë çfarë dua. Kam qenë me fat që kam fituar trofe [me klubin]. Ky është synimi im. Sigurisht tash dua ta bëj këtë me fanellën e Anglisë”, ka thënë Cole. /Telegrafi/