LAJMI I FUNDIT:

Çollaku-Gjuriqit: Serbia do të presë gjatë për t’u anëtarësuar në BE

Çollaku-Gjuriqit: Serbia do të presë gjatë për t’u anëtarësuar në BE

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku i është kundërpërgjigjur Marko Gjuriqit për pasaporta, duke i kujtuar atij se për Serbinë me një qasje të tillë nacionaliste dhe pretendime territoriale kundër Kosovës, pritja për t’u bërë anëtare e BE-së do të jetë e pafund.

Marko Gjuriq, më parë, ka deklaruar se “askush nuk mund t’i detyrojë serbët e Kosovës që t’i pranojnë pasaportat në të cilat janë simbolet e papranueshme të shpallura paligjshëm me pavarësinë e Kosovës”.


Ministri Bekim Çollaku iu kundërpërgjigj atij duke thënë se “kjo është një deklaratë nacionaliste qesharake e një zyrtari shtetor të Serbisë, drejtuar shtetasve të një shteti fqinjë që të mos pajisen me dokumente zyrtare të shtetit të cilit i takojnë dhe në të cilin jetojnë”.

Për më tepër, ministri Çollaku theksoi se është mirë që institucionet e BE’së dhe shtetet anëtare të BE-së të dëgjojnë me vëmendje deklarata të kësaj natyre nacionaliste nga zyrtarët e Serbisë sepse vetëm kështu do të bindën se Serbia e cila ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, fatkeqësisht ende ka pretendime territoriale ndaj shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Me një qasje të tillë nacionaliste dhe pretendime territoriale kundër Kosovës, Serbia dëshmon se nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore me Kosovën si kusht i domosdoshëm për anëtarësim në BE. Prandaj, derisa nuk ndryshon një qasje e tillë, pritja e Serbisë për tu bërë anëtare e BE-së do të jetë e pafund”, thotë ministri Çollaku.

Pavarësisht këtyre deklaratave, ministri Çollaku rikonfirmon se “të gjithë qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, të cilët janë të paisur me pasaporta valide biometrike të Republikës së Kosovës do të mund të mund të udhëtojnë paviza në zonën Schengen gjatë këtij viti”.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori