LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: Kosova e etur të bëhet edhe anëtare e BE-së

Çollaku: Kosova e etur të bëhet edhe anëtare e BE-së

Në kuadër të shënimit të Ditës së Evropës, 9 maj, OJQ “Toka”, e mbështetur nga Ministria e Integrimeve dhe Zyra e BE-së në Kosovë, u shpall fitues ekipi “Amsterdam” pas një kuizi me 28 nxënës të shkollave të mesme të Kosovës.

Të rinjtë do ta avancojnë imazhin e Kosovës dhe në ta ardhmen një pjesë dërmuese e këtyre të rinjve që sot kanë marr pjesë në këtë kuiz do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në ndonjë nga institucionet Bashkimit Evropian kur Kosova të bëhet anëtare e saj, dhe kjo nuk do të jetë vetëm një ëndërr, porse do të bëhet realitet në të ardhmen.


Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku tha se kuizi ka qenë një mundësi e mirë për të rinjtë që të mësojnë më shumë për shtetet e ndryshme të Bashkimit Evropian(BE)për traktatet, historikun, kulturat dhe traditat e BE-së. Ministri Çollaku tha se Kosova është e etur që më shpejt të bëhet anëtare e BE-së.

“Mbi të gjitha për vlerat e bashkimit evropian, dhe natyrisht të shikojmë se çfarë vlerash ka edhe republika e Kosovës që do t’i afrojë në të ardhmen bashkimit evropian. Dhe kjo ka qenë një mundësi e mirë që të rinjtë të vijnë së bashku të mësojnë më shumë për shtetet e ndryshme të BE-së, për kulturat, traditat e tyre, thjesht ta kuptojnë se çka nënkupton të jesh pjesë e një familje evropiane. Ndërsa, Kosova si shtet multi-etnik i ka pikërisht këto vlera që mishëron BE. Prandaj jemi edhe kaq shumë të etur që më shpejt edhe ne të bëhemi anëtarë të Bashkimit Evropian”, tha ministri Çollaku.

Edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, i cili mori pjesë në këtë shpërblim për fituesin e kuizit, tha se Kosovës i janë hapur rrugët për integrime në BE dhe rinia kosovare ka favore të mëdha të jetë pjesë e universiteteve të BE-së.

“Vizita e djeshme përfaqësues së lartë të BE-së, Fedreika Mogerni, ka qartësuar qartë rrugëtimin e Kosovës për në Bashkimin evropian. E para është se Kosova ka marrë një rekomandim pozitiv për liberalizmin dhe kjo është perfekt për lëvizjen e lirë të rinisë. Mirëpo, rruga vazhdon edhe për integrimin Kosovës. Rinia kosovare do të ketë mundësi të mëdha për studimet nëpër universitetet e BE-së që është një favor i madh me liberalizmin e vizave, dhe janë të hapur kufijtë për qytetarët e Kosovës”, tha Zbogar.

Në kuizin “Darka me Evropën, të mësojmë për kulturën evropiane përmes ushqimit dhe zbavitjes”, garuan 28 nxënës të shkollave të mesme në lidhje me njohuritë që kanë për BE-në (historinë, kulturën dhe faktet interesante). /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori