LAJMI I FUNDIT:

Çollaku pritet në takime nga ministri i Jashtëm dhe ai i Drejtësisë i Maltës

Çollaku pritet në takime nga ministri i Jashtëm dhe ai i Drejtësisë i Maltës

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, po qëndron në Maltë ku zhvilloi takime të ndara me George William Vella, Ministër i Punëve të Jashtme i Maltës si dhe me  Owen Bonnici, Ministër për Drejtësi, Kulturë dhe Pushtet Lokal.

Temë qendrore e këtyre takimeve ishte avancimi i agjendës evropiane të Kosovës si dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit bilateral në mes të dyja shteteve.


Gjatë takimit me kryediplomatin maltez z. George William Vella, ministri Çollaku e informoi atë me zhvillimet kryesore gjatë muajve të fundit në Kosovë e sidomos ato në fushën e integrimit evropian, përkatësisht hyrjen në fuqi dhe fillimin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Po ashtu ministri Çollaku nënvizoi se Kosova është e përkushtuar që të rris dhe forcoj bashkëpunimin në drejtim të përshpejtimit të rrugës së vet evropiane edhe gjatë periudhës kur Malta do të mbajë presidencën e Këshillit të BE-së, pra nga janari i vitit që vjen.

Kurse kreu i diplomacisë malteze Vella, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të përkrahur Kosovën në procesin e integrimit evropian e sidomos në procesin e liberalizimit të vizave dhe siguroi ministrin Çollaku se Kosova dhe Ballkani Perëndimor do të kenë vëmendjen dhe përkrahjen e Maltës gjatë kryesimit të Presidencës së Këshillit të BE-së.

Ministri Çollaku, edhe gjatë takimit që pati me ministrin për Drejtësi, Kulturë dhe Pushtet Lokal, Owen Bonnici, diskutoi për zhvillimet në agjendën evropiane të Kosovës dhe reformat e ndërmarra në kuadër të kësaj agjende që kanë prekur dhe zhvilluar të gjitha fushat në vend përfshirë edhe sektorin e drejtësisë. /Telegrafi/

28_06_2016_2477351_Takim_me_Ministrin_Bonnici_MD_KPL

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori