LAJMI I FUNDIT:

Çollaku: Sllovakia e ka prioritet zgjerimin e BE’së në Ballkan

Çollaku: Sllovakia e ka prioritet zgjerimin e BE’së në Ballkan

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku pas një dreke pune me shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, Lubomir Batary dhe përfaqësuesin special të BE’së Samuel Zhbogar, tregoi se Sllovakia ka prioritet zgjerimin e BE’së për vendet e Ballkanit Perëndimor, për aq kohë sa ka në udhëheqje Këshillin e BE’së.

Ky është postimi i Çollakut në facebook:


Sot mora pjesë në drekën e punës që shtroi shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë z. Lubomir Batary si dhe përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë z. Samuel Zhbogar, me rastin e marrjes së Presidencës së Këshillit të BE-së nga ana e Republikës së Sllovakisë. Biseduam gjerësisht për prioritetet e presidencës sllovake dhe u ndjeva shumë mirë me faktin që Presidenca e Sllovakisë ka plane dhe mbështet fuqishëm politikën e zgjerimit të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe përkundër sfidave me të cilat BE-ja po përballet përbrenda, Republikës së Sllovakisë i urojmë një presidencë të suksesshme.Prioritetet tona gjatë kësaj presidence gjatë gjashtë muajve në vijim janë përmbyllja e procesit të liberalizimit të vizave, si dhe vendosja e mekanizmave të përbashkët me BE-në të MSA-së dhe miratimi i Këshillit të BE-së për qasjen e Kosovës në programet e BE-së.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori