LAJMI I FUNDIT:

Conte shpërthen në gjyqtarin pas barazimit

Conte shpërthen në gjyqtarin pas barazimit

Trajneri i Juventusit, Antonio Conte, është shprehur i frustruar në gjyqtarin Marco Guida, pas barazimit prej 1-1 ndaj Genoas të shtunën mbrëma.

Juventusi ishte dëmtuar rëndë nga gjyqtari kryesor i takimit në minutat e fundit të sfidës pasi refuzoi të akordonte penalti pas ndërhyrjes me dorë në zonë nga një futbollist kundërshtar.

“Gjyqtari duhet të jap përgjegjësi. Edhe një njeri i verbër do të kishte parë lojën me dorë nga Granqvist. Në këto raste, ju duhet t’ua merrni licencën gjyqtarëve. Unë nuk mund të toleroj atë që ndodhi. Edhe gjyqtari prapa golit tha se ishte penalti. Në këto raste t’i them ‘të të vijë turp’ është gjëja më e vogël që kam mundur të bëj”.


“Unë mund të pranoj nëse ata thonë se nuk e kanë parë incidentin, por kur dëgjoj gjyqtarët që thonë se nuk kanë ndjerë se është dashur të jetë penalti, kjo nuk është normale. Kjo nuk është futboll”.

“Që një kohë të gjatë ne kemi qenë të zhytur në akuza për përkrahje nga gjyqtarët, por tani po bëhen tepër raste që janë kundër nesh. Te Parma thonë se Juventusi gjithmonë ankohet për gjyqtarët, por tani incidentet ndodhin për të gjithë”.

“Tani nuk dua të dëgjoj mediat duke mi thyer ‘topat’ për gabime pro-Juves apo anti-Juves, sepse gabimet ndodhin ndaj secilit klub në secilin vend”, është shprehur i zemëruar Conte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

Real Madrid TV sulmon gjyqtarët e El Clasicos, pretendon se një nga golat e Barcelonës nuk ishte e rregullt

La Liga
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Man City dhe Arsenali në ‘luftë’ me njëra-tjetrën për shërbimet e sensacionit të Ligës Premier

Premier League
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare

"90 për qind e gjyqtarëve anojnë nga Real Madridi", rikthehet deklarata e ish-gjyqtarit të La Ligës pas El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori