LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo kërkon të thyejë rekordin e tij

Ronaldo kërkon të thyejë rekordin e tij

Tashmë është zyrtarizuar angazhimi i Cristiano Ronaldos nga minuta e parë në ndeshjen kundër Manchester Cityt.

Superylli i Real Madridit ka pasur probleme me lëndime në javët e fundit dhe ishte në dyshim për këtë sfidë jashtëzakonisht të rëndësishme, e cila vendos finalistin e dytë të Ligës së Kampionëve.


Pos që do t’i ndihmojë skuadrës për objektivin e madh, 30-vjeçari ka edhe një objektiv personal të këtë sfidë.

Deri më tani këtë edicion, Cristiano i ka shënuar 16 gola dhe është në kërkim që të barazojë ose edhe të thyejë rekordin e tij personal prej 17 golash.

Kujtojmë që në edicionin 2013/2014, Ronaldo vendosi rekord të ri për numrin e golave të shënuar brenda një edicioni në Ligën e Kampionëve (17). /Telegrafi/