LAJMI I FUNDIT:

Cruyff: Mourinho i bën gjërat keq

Cruyff: Mourinho i bën gjërat keq

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka deklaruar se bosi i Real Madridit, Jose Mourinho, është duke paguar çmim të lartë për metodat e tij të punës.

Real Madridi është duke vuajtur në La Liga me 13 pikë më pak se Barcelona ndërsa ikona holandeze beson se do të ishte mirë që portugezi të bazohej më shumë në akademinë e klubit, ashtu sikurse Barcelona.

“Sjellja e tij negative do të ketë gjithmonë pasoja. Ai mendon se mënyra e tij e punës është më e mira dhe ai e gjykon nga rezultatet e të kaluarës, por unë e di se ai e ka gabim”.


“Nuk më befason kjo që po ndodh në Madrid. Kjo gjithmonë ndodh kur filozofia juaj varet nga transferet e mëdha. Lojtarët vendorë kanë më shumë se një kontratë. Ata luajnë me zemër. Transferet mund të sjellin lojtarë të mirë, por kurrë për një kohë të gjatë. Klubet duhet të kenë sistem të të rinjve”, ka thënë Cruyff. /Telegrafi/