LAJMI I FUNDIT:

CXPerience është kundërpërgjigjja e Citroenit për Teslan (Foto)

CXPerience është kundërpërgjigjja e Citroenit për Teslan (Foto)

Në Paris Motor Show është prezantuar koncepti i makinës së re nga Citroen, që do të jetë një hibrid i mrekullueshëm.

Me një pamje shumë të veçantë dhe nivel të lartë të luksit, CXPerience befason edhe për fuqinë që ka, transmeton Telegrafi.

Ky model me 200 kuajfuqi, ndihmohet edhe nga motori elektrik me 80 KW, që e ngre në gjithsej 300 kuajfuqi.

Bateria që mbushet për katër orë e gjysmë, mund të lëvizë për 60 kilometra derisa shpenzohet.

Pamja e jashtme e makinës dallon shumë nga modelet paraprake.

Hapje e dyerve të pasme, dritat LED, si dhe disa formësime të caktuara, janë ndryshimet rrënjësore që i ka ky Citroen.

Me anë të këtij modeli, kompania franceze dëshiron të garojë me makinat elektrike të prodhuara nga Tesla. /Telegrafi/

CXPerience është kundërpërgjigjja e Citroen për Tesla foto 3

CXPerience është kundërpërgjigjja e Citroen për Tesla foto 4

CXPerience është kundërpërgjigjja e Citroen për Tesla foto 5

CXPerience është kundërpërgjigjja e Citroen për Tesla foto 6

CXPerience është kundërpërgjigjja e Citroen për Tesla foto 7

CXPerience është kundërpërgjigjja e Citroen për Tesla foto 8