LAJMI I FUNDIT:

Dacic: Pa marrëveshje, nuk i zhbëjmë institucionet

Dacic: Pa marrëveshje, nuk i zhbëjmë institucionet

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, ka thënë se Serbia nuk do të zhbëjë institucionet e saj në Kosovë, pa një marrëveshje të garantuar ndërkombëtarisht për atë se çka do t’i zëvendësojë ato

"Në negociata jemi duke u përpjekur për të përcaktuar autonominë e serbëve në Kosovë. Për ne kjo është autonomi në autonomi. Kërkojmë formimin e bashkësisë së komunave serbe, me përgjegjësi të qarta: edukim, arsim, gjyqësia në shkallën e parë dhe të dytë, polici që do të ketë marrëdhënie me autoritetet e Prishtinës – por edhe me Beogradin”, ka thënë ai për TV Pink.

Ai përsëriti se situata është shumë e vështirë dhe se çdo ditë Serbia po e humbet sovranitetin dhe “shenjat” themelore të shtetësisë, dhe se institucionet serbe në Kosovë janë pak të pranishme.


I pyetur në lidhje me qëndrimin e Gjermanisë dhe gjasat për Serbinë për të marrë një datë për fillimin e negociatat me BE-në, Dacic tha se në bashkësinë ndërkombëtare ka qarqe që mendojnë se është momenti i duhur për të bërë “hyxhym” në Serbinë, sepse ajo është e gatshme për këtë për shkak të datës.

"Mendoj se kjo është krejtësisht e gabuar. Që dialogu të ketë sukses nevojiten lajmet e mira, e jo presionet dhe lajmet negative. Prandaj, kjo do të ishte vrasje e dialogut, e jo kontribut që dialogu të sjellë rezultate, sepse nuk ka çfarë presioni tjetër të bëhet mbi Serbinë”, ka thënë ai, duke shtuar se Serbia kërkon “zgjidhje të qëndrueshme për Kosovën”, që do t’ia mundësonte Serbisë të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, por që në anën tjetër të definojë qartë pozitën e popullit serb në Kosovë dhe mënyrën e tyre të organizimit të jetës politike. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori