LAJMI I FUNDIT:

Dacici, “i pafuqishëm” ndaj strukturave paralele

Dacici, “i pafuqishëm” ndaj strukturave paralele

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, nuk e ka më besimin e serbëve të veriut të Kosovës, që t’i përfaqësojë ata në bisedimet me Kosovën, theksojnë politikanët serbë të veriut të vendit.

Reagimet e këtyre të fundit vijnë pas deklaratave të kryeministrit serb, Dacic, dhe kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, pas takimit të 17 janarit në Bruksel.

Thaçi ka theksuar se pala serbe ka marrë përsipër që të punojë për mënjanimin e strukturave paralele në veriun e Kosovës. Në anën tjetër, Dacici ka theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje qëndron në formimin e institucioneve të reja në veri që do të ishin të pranueshme edhe për Prishtinën edhe për serbët e Kosovës.


Por, politikani serb nga veriu i Mitrovicës, Marko Jaksic, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Serbisë në Kuvendin e Serbisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Dacici dhe Thaçi po i bëjnë llogaritë pa i pyetur serbët e veriut. Sipas tij, Dacic e ka humbur besimin e serbëve të veriut dhe që nga dita e enjte ai nuk mund t’i përfaqësojë ata dhe të bisedojë në emër të tyre.

Jaksic Ai shpreh mendimin se kryeministri serb nuk ka aq fuqi politike për t’i shpërbërë strukturat paralele, ndërkohë që deklaratat e tij ai i quan si një tradhti klasike të interesave kombëtare dhe shtetërore.

Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kanë paralajmëruar për ditën e hënë, më 21 janar, një mbledhje të përbashkët të tyre, për të shqyrtuar se çfarë është biseduar në Bruksel ndërmjet Dacicit dhe Thaçit dhe më pas, të ndërmarrin hapat e mëtutjeshëm. Slavko Stevanovic, i ashtuquajtur kryetar i Kuvendit paralel të Leposaviqit, thekson se serbët e veriut ende nuk i kanë informacionet e sakta nga takimi i fundit në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Serbisë dhe atij të Kosovës.

“Nëse është bërë diçka ashtu siç kanë kërkuar serbët e Kosovës, nuk do të ketë rezistencë. Por, nëse është diçka që nuk u përgjigjet serbëve, normalisht që do të ketë rezistencë”, thotë Stevanovic për Radion Evropa e Lirë.

Marko Jaksic nuk beson se shteti serb do të ndërmarrë masa për shpërbërjen e institucioneve paralele serbe në veri, por nëse një hap të tillë do ta ndërmerrte Prishtina zyrtare, atëherë, sipas tij, serbët e veriut do të përgjigjeshin në mënyrë adekuate. Por, siç thekson ai, këtë do të duhej ta bënte edhe shteti serb.

“Çfarëdo përdorimi i dhunës do të duhej të nxiste përgjigjen e shtetit serb, i cili është i obliguar që t’i mbrojë serbët në hapësirën e Kosovës. Ajo që unë mund të them është se serbët mund të jetojnë të pa shqetësuar, sepse këto institucione, të cilat mbijetuan për 13 vjet, do të vazhdojnë të jetojnë edhe më tutje, ndërkaq që mu për këtë shkak, Serbia nuk do të mund të hyjë kurrë në Bashkimin Evropian”, thekson Jaksic.

Ndryshe, kryeministri serb, Ivica Dacic, pas takimit të fundit me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se çështja e paralelizmit të institucioneve është hapur për herë të parë seriozisht, si dhe qasjes së posaçme ndaj popullit serb që jeton në Kosovë. Siç ka theksuar ai, kjo çështje është çështje thelbësore dhe nuk mund të zgjidhet për një natë, por se rruga është hapur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori