LAJMI I FUNDIT:

Dacici pishman, ndryshon deklaratat

Dacici pishman, ndryshon deklaratat

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, duket se është tërhequr nga deklarata e tij për një marrëveshje me të cilën Kosovës do t’i mundësohej anëtarësimi në Kombet e Bashkuara, duke thënë se është “iluzore” bile të diskutohet çështja pa zgjidhje gjithëpërfshirëse për Kosovën.

Dacic dje kishte lënë të hapur mundësinë për bisedime “për një karrige në OKB” për Kosovën, por sot në një konferencë për shtyp në Beograd, ai paraqiti pikëpamje pothuajse krejtësisht tjetër.

“Nëse nuk ka diskutim për status, për zgjidhjen finale ose gjithëpërfshirëse, atëherë do të ishte iluzore të bisedohet për anëtarësim në OKB ose në trupat e tjerë, pasi Serbia kurrë nuk do të pajtohet për këtë dhe nuk ka dilema për këtë çështje nga ana jonë”, tha sot Dacic në Beograd.


Sipas tij, Serbia nuk do të “pranoj zgjidhje të pjesërishme, pasi anëtarësimi në OKB është çështje fundamentale dhe Serbia me siguri nuk do ta pranoj atë”, tha kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Dacic, nesër takohen në Bruksel, në kuadër të rundit të ri të dialogut të nivelit të lartë politik ndërmjet Kosovës e Serbisë, me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton. /Telegrafi/