LAJMI I FUNDIT:

Dajë e nip në udhëheqje të aeroportit “Adem Jashari”

Dajë e nip në udhëheqje të aeroportit “Adem Jashari”

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për emërimin e anëtarëve në Bordin e Autoritetit të Aviacionit Civil, raporton KTV.

Kryetar i Bordit është emëruar Samed Dalipi, zyrtar i lartë në LDK, ndërsa anëtarë janë zgjedhur Bekim Jashari, Ardian Gaxherri dhe Adelina Salihu.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, tha se emrin e anëtarit të pestë do ta propozojë në mbledhjen e ardhshme.

Bahri Nuredini është emëruar sërish drejtor i Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror.

Bahri Nuredini dhe Bekim Jashari, të cilët edhe më tej do të jenë pjesë e udhëheqjes së Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, janë dajë e nip.

Bahri Nuredini është nip i familjes Jashari nga Prekazi, ndërsa Bekimi është i biri i heroit të kombit Hamzë Jashari.