LAJMI I FUNDIT:

Dardha të mbushura me djathë, arra dhe mjaltë

Dardha të mbushura me djathë, arra dhe mjaltë

Që t’iu jepni pak më tepër rëndësi dardhave dhe, nga ana tjetër, të mos angazhoheni për të gatuar ndonjë ëmbëlsirë të vështirë, shtoni përbërësit që po ju propozojmë dhe do ta shndërroni frutën në një shije krejt tjetër.

Përbërësit:


▪ 2 dardha
▪ 50 g sallatë aragula (ricota)
▪ 80 g djathë dhie i freskët ose krem djathë
▪ 3 lugë të plota mjaltë + 1 lugë të vogël
▪ thërrime arrash ose lajthish
▪ 1 lugë të vogël gjalpë

Përgatitja:

1. Dardhat e lara i ndajmë në mes.

2. Shkrijmë mjaltin me gjalpin në një tigan që nuk ngjit. Vëmë këtu dardhat në kontakt me tiganin, nga ana pa lëkurë e tyre. I lëmë për 10-15 minuta në flakë të ngadaltë ose deri sa të shohim që është krijuar një karamele i trashë.

3. Në një tas përziejmë aragulën me mjaltin që ka mbetur dhe djathin e dhisë. Heqim pjesën e farave te dardhët dhe te gropa e vogël që krijohet i mbushim me pak nga përzierja e mësipërme. I spërkasim me pak kripë, thërrime arrash, i vëmë në një tavë me letër furre dhe i fusim të piqen për 15-20 minuta në furrën e ngrohur më parë me 180°. I shërbejmë kështu ose me një shtresë aragula.

Nga: Linda Fishta

dardha