LAJMI I FUNDIT:

DASH për Klinton: Nuk ka zbatuar rregullat si sekretare e shtetit

DASH për Klinton: Nuk ka zbatuar rregullat si sekretare e shtetit

Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Hillary Klinton nuk ka zbatuar rregullat e departamentit të shtetit në lidhje me përdorimin e adresës private elektronike në çështjen e shumëpërfolur të e-maileve. Ky është konkluzioni i Inspektorit të Përgjithshëm në departamentin e shtetit.

“Minimumi që duhet të bënte është të dorëzonte të gjitha e-mailet që kishin lidhje me çështjet e departamentit, përpara se të largohej nga detyra si sekretare e shtetit amerikan, por ajo nuk e bëri këtë duke mos respektuar rregullat e brendshme “, shkruhej në raportin e inspektorit.


Në këtë raport gjithashtu shkruhej se sekretari aktual i shteti John Kerry, por edhe paraardhësit e Klintonit në këtë post Collin Powell dhe Condoleca Rice u morën në pyetje në lidhje me këtë çështje, ndërkohë që vetë kandidatja për president nuk ka pranuar të japë shpjegime përpara inspektorit të përgjithshëm.

Clinton është kritikuar ashpër për përdorimin e adresës personale elektronike për çështje pune në periudhën kur shërbente si sekretare e shtetit amerikan, pra nga viti 2009 deri në vitin 2013.

Byroja Federale po heton nëse Klinton ka thyer apo jo ligjin në momentin kur ka përdorur serverin e shtetit nga banesa e saj.

Në trend Botë

Më shumë
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

SHBA-ja konfirmon dhe shpjegon vendimin për të vënë veto ndaj anëtarësimit të Palestinës në OKB

Amerika
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Brnabiq e Vulin në Republikën Serbe - tubim ku mohohet gjenocidi serb në Srebrenicë dhe lartësohet lufta e Rusisë në Ukrainë

Bosnja

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori