Dashurinë e vërtetë ia fali një shqiptareje. Dhe lidhja e tij me vajzën nga Shqipëria e mëshiroi gati me gjithçka që kishte populli i lashtë ilir në Ballkan.
Austriaku Simon Rieger i cili jeton në Vjenë, edhe pse nuk e vazhdoi lidhjen e tij të dashurisë me vajzën shqiptare, gjuhën që ajo e fliste vazhdon ta mësoj edhe sot e asaj dite.
Rieger, i cili ka ardhur për herë të parë në Kosovë, tregon për nivelin e kurseve dhe mësimit që ka marrë nga mësues të gjuhës shqipe.
“Kontakti i parë me shqipen e kam pas nga ish e dashura ime e cila ka qenë nga Shqipëria, me prindër nga Shqipëria, dhe gjatë vizitës sime në Shqipëri e kam pas kontaktin e parë me kulturën shqiptare. Po ashtu, në universitetin ku kam studiuar në Austri ka pas një kurs për kohën e mesjetës në Ballkan dhe ndërkohë profesori i asaj lënde që mbahet është edhe këtu për Seminarin dhe kursin që mbahet në Prishtinë. Jam në nivelin e parë të studimeve të gjuhës shqipe, në nivelin bazik në fakt”, ka thënë ai.
Simon Rieger i cili studion në Fakultetin e Edukimit, ku pas diplomimit do të kualifikohet si mësimdhënës për shkollimin e mesëm, thotë se mësimet që i ka marrë në kursin e Seminarit në Prishtinë, janë bazike.
Megjithatë, Rieger shprehet i kënaqur me atë çfarë ka mësuar.
“Unë kam mësuar gjëra bazike, në fakt ato çfarë kam pritur nga niveli i parë pasi që nuk e kam njohur më herët gjuhën shqipe dhe jam i kënaqur me atë që kam arritur ta mësoj për gjuhën shqipe”, tha ai.
Por, përveç mësimeve që po i merr për gjuhën shqipe dhe kulturën në përgjithësi, Simon Rieger gjatë këtij organizmi thotë se ka pas mundësi edhe t’i vizitoj disa vende të Kosovës, për të cilat vende tregon se i kanë pëlqyer shumë.
Rieger thotë se kur ecë rrugëve të kryeqytetit të Kosovës, ndjehet rehat duke i parë njerëzit që e rrethojnë.
“Nuk kam parë shumë nga Kosova përveç Prishtinës dhe Prizrenit. Që të dyja janë qytete shumë të bukura, ndërsa Prishtina është një qytet ku ndjehesh shumë rehat dhe ndjehesh shkëlqyeshëm edhe në kohën kur ecë rrugëve dhe takon njerëzit e ndjen një ndjenjë të mirë kur i sheh njerëzit”, ka theksuar Rieger.
Austriaku që në vizitën e tij të parë në Kosovë, thotë se byreku është një nga ushqimet që i ka pëlqyer më së shumti, e sidomos nëse shijohet në pjesën e vjetër të Prishtinës.
“Sa i përket ushqimit, byreku është shumë i mirë por nuk mund ta ndaj edhe nga ushqimet tjera tradicionale që i kam provuar këtu. Ndërsa sa i përket kafiterive në Prishtinë nuk mund ta ndaj ndonjë vend të veçantë, kudo që rri ndjehem mirë ndërsa një pjesë andej kah Xhamia dhe pjesa e vjetër e qytetit më pëlqen jashtëzakonisht shumë”, tha Rieger.
Ai thotë se nga qëndrimi në Kosovë ka kuptuar se njerëzit këtu janë shumë të mirë, të sjellshëm dhe të gatshëm gjithmonë që të ndihmojnë.
Simon Rieger thotë se Kosova i ka dhënë ndjenjë shumë të mirë dhe po t’i jepej mundësia do të vinte edhe herëve tjera. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Lajçak pas takimit trepalësh në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi për “çështjen e dinarit”
Vrasja e 22-vjeçarit te Ujëvara e Mirushës, i akuzuari thotë se mosmarrëveshjet nisën në Itali shkaku i një borxhi prej 300 €
Bislimi: Serbia e sheh Asociacionin si mekanizëm për legjitimimin e strukturave ilegale në Kosovë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën