LAJMI I FUNDIT:

Dashuria si tatuazh – ja cilat yje e kanë (Foto)

Dashuria si tatuazh – ja cilat yje e kanë (Foto)

Tatuazhet mund të jenë më të qëndrueshëm sesa lidhjet, por kjo nuk i ka ndaluar yjet që ta bëjnë një të tillë për hir të dashurisë.

Victoria dhe David Beckham, një ndër çiftet më jetëgjatë në botën e showbizit, dashurinë e tyre e kanë “kurorëzuar” edhe me anë të bojës, duke shkruar emrin e tjetrit në trup.

Por çifti Beckham nuk është i vetmi. Website amerikan Popsugar sjell disa prej yjeve që dashurinë e tyre e kanë shprehur edhe nëpërmjet tatuazheve. Ja disa prej tyre:


Beyonce bëri një tatuazh në vend të unazës kur u fejua me Jay Z. Këngëtarja e vuri unazën vetëm pasi u martua. Ajo bëri tatuash numrin 4 me shkronjë romake. Në 2014, zëra qarkulluan se Bey mund ta ketë fshirë këtë tatuazh.
beyonce
Angelina Jolie kishte të shkruar emrin Billy Bob Thornton ne krahun e saj të majtë, përpara se çifti të divorcohej në 2003. Jolie e mbuloi më pas këtë tatuazh më koordinatat e vendlindjeve të fëmijëve të saj dhe bashkëshortin Brad Pitt.
angelina
brown
Tatuazhi në kyçin e dorës së djathtë të Victoria Beckham shkruan “VIII – V – MMVI” (8 Maj 2006), dita kur ajo u ri-betua në martesë me David Beckham. Sipas zërave, David ka të njëjtin tatuazh. Në rastin e tatuazhit në dorën e majtë të David Beckham, është shumë e thjeshtë të dallohet emri “Victoria”. E njejta gjë mund të thuhet edhe për tatuazhin tjetër të Victorias e cila ka të shkruar inicialet “DB”.
becks
posh
Në vitin 1989 Johnny Depp realizoi tatuazhin “Winona Forever”, në krahun e djathtë. Pasi u nda nga aktorja e famshme Winona Ryder, ai e ndryshoi këtë tatuazh në “Wino Forever”.
depp
Me rastin e katër vjetorit të martesës me Seal, Heidi Klum bëri këtë tatuazh në krah me katër yje. Në të njëjtën kohë ky tatuazh përkon edhe më katër fëmijët e çiftit.
heidi
Në 2010, Katy Perry dhe Russell Brand shkruajtën në sanskriptishte (gjuha e vjetër indiane), fjalinë “shko me rrjedhën” në pjesën e brendshme të krahut të tyre. /Telegrafi/
katy perry