LAJMI I FUNDIT:

Daut Haradinaj çuditet me Xhavit Halitin

Daut Haradinaj çuditet me Xhavit Halitin

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti deklaroi sot se kush e cenon Malin e Zi, që do të bëhet anëtar i NATO-s, ka cenuar vet NATO-n. Këto deklarata Haliti i bëri duke folur për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, thotë se Haliti aludoi se Kosova po e “cenon Malin e ZI”, kurse sipas tij e vërteta është ndryshe, pasi “NATO nuk e ka anëtarësuar Malin e Zi për t’i marrë territor Kosovës”.


Postimi i plotë i Haradinajt:

E ndëgjova pronocimin e Nënkryetarit të Kuvendit z.Xhavit Haliti rreth demarkacionit.

Ai tha se Mali i Zi është në NATO dhe kushdo që e cenon është në problem me NATO-n.

Në mënyrë perfide z.Haliti po mundohet të aludoj se po e cenojmë Malin e Zi.

E vërteta është ndryshe, askush s’po e cenon askend dhe as NATO nuk e ka anëtarsuar Malin e Zi për ti marrë territor Kosovës, apo për t’ju arsytuar ju.

Më çudite me këto gjetje i nderuar Nënkryetar!