LAJMI I FUNDIT:

De Biasi i pavendosur për formacion ndaj Rumanisë

De Biasi i pavendosur për formacion ndaj Rumanisë

Shqipëria është gati për Rumaninë, ndeshja e fundit në grup, shansi i fundit për të mbajtur gjallë shpresat që ëndrra evropiane e kuqezinjve të vazhdojë përtej kësaj faze.

Pas dy paraqitjeve të mira dhe shpresëdhënëse, por të njollosura nga gabime episodike që kanë kushtëzuar zero pikë në arkën e klasifikimit kombëtarja shqiptare e futbollit kërkon të bëjë rezultat.


Elozhet për një debutim të denjë në elitën e kontinentit, hareja për një tifozeri të mrekullueshme që ka skuqur stadiumet franceze tanimë ja lënë vendin shpresës së madhe që Shqipëria të vazhdojë këtë rrugëtim. Llogaritë janë të thjeshta, për të arritur diçka të tilla vlen vetëm fitorja ndaj Rumunëve, me shpresën që të favorizohemi dhe nga rezultatet e grupeve të tjera.

Mision aspak i lehtë përballë një skuadre që pëson pak, ndërsa Shqipëria është ende në kërkim të golit të saj të parë në një Evropian, por kjo ëndërr ka lindur me moton “Unë Besoj”, dhe ajo nuk ndryshon cilado qofshin rrethanat, transmeton Supersport.

De Biasi këtë herë është rezervuar maksimalisht për të mos dhënë pika referimi për sa i përket formacionit, trajneri kërkon të befasojë kundërshtarët, por stereotipia dhe identiteti i lojës së Shqipërisë lë pak balotazhe në lojës. Ndër ata që e kanë vendin të sigurt është padyshim Etrit Berisha, para tij ka një balotazh, ai mes Canës dhe Arlind Ajetit përkrah Mërgim Mavrajt në qendër të mbrojtjes, krahët nuk ndryshojnë me Hysajn dhe Agollin, ndërsa mesfusha është një repart ku dyshimet nuk mungojnë, i përkasin balotazhit mes Kaçes dhe Taulant Xhakës për të zënë vendin e Kukelit të pezulluar, me korçaren më të favorizuar, të konfirmuar Abrashi dhe Memushaj dy ndër më të mirët dhe që vrapuan më shumë ndaj Zvicrës, ndërsa në të djathtë nevoja për të shtyrë më shumë përpara rikthen Odise Roshin, me Lenjanin në krahun e kundërt.

Për sa i përket sulmit më i kuotuari për momentin është Sokol Cikalleshi, i preferuari i De Biasit gjatë kualifikueseve por që gjithsesi mbetet në garë me Sadikun ndërkohë që nuk mund të përjashtohet apriori dhe një surprizë me Balajn.

Këtë herë formacioni nuk është i sigurt, dhe dyshimet nuk mungojnë, por e sigurt është se kushdo që të zbresë në fushë do të japë më të mirën, që kjo të mos jetë ndeshja e fundit e Shqipërisë në ‘Euro 2016’.

Në trend Sport

Më shumë
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori