LAJMI I FUNDIT:

De Biazi shpall listën për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

De Biazi shpall listën për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

Selektori i kombëtares së Shqipërisë, italiani Gianni de Biassi, e ka shpallur listën e futbollistëve që do të grumbullojë për ndeshjen miqësore të 6 shkurtit ndaj Gjeorgjinë.

Në listën e De Biassit për takimin e të mërkurës, që do të luhet në stadiumin “Qemal Stafa” në orën 19:00, ndodhen emrat e 22 futbollistëve dhe risitë janë të pakta. Ka vetëm dy emra të rinj mesfushori Elseid Hysaj që luan me Empolin në Itali dhe mbrojtësi i Tiranës, Erjon Dushku.

Ndërkohë mungojnë sulmuesi Edgar Çani, mesfushori Jahmir Hyka dhe mbrojtësit Armend Dallku dhe Kristi Vangjeli. Derisa Hyka dhe Vangjeli janë të lënduar, nuk dihen shkaqet e mos përfshirjes së Dallkut, i cili luan me Vorsklla Polltavën e Ukrainës.


Ndeshja me Gjeorgjinë do t’i shërbejë e De Biassit si një provë gjenerale para ndeshjes kualifikuese për botërorin 2014 me Norvegjinë, e cila do të zhvillohet në muajin mars.

Lista komplete e futbollistëve:

Portierë: Samir Ujkani (Chievo), Etrit Berisha (Kalmar)

Mbrojtës: Lorik (Lazio), Erjon Dushku (Tirana), Debatik Curri (Genclerbirligi), Andi Lila (PAS Jannina), Mergim Mavraj (Greuther Furth), Renato Arapi (Skenderbeu), Elseid Hysaj (Empoli), Tefik Osmani (Teuta)

Mesfushorë: Alban Meha (Paderborn), Emilian Vila (PAS Jannina), Gjergj Muzaka (Flamurtari), Ansi Agolli (Qaraback), Armando Vajushi (Litex Lovech), Ervin Bulku (Sepahan), Erjon Vucaj (Laçi), Elis Bakaj (Chernomorets Odessa)

Sulmues: Armando Sadiku (Lugano), Odise Roshi (FSV Frankfurt), Erjon Bodgani (Siena), Bekim Balaj (Sparta Praha)
/Telegrafi/