LAJMI I FUNDIT:

De Niro bëhet emotiv (Video)

De Niro bëhet emotiv (Video)

Aktori veteran, Robert de Niro, ka shpërthyer në lot gjatë emisionit “Katie Couric Monday”, në të cilin ka folur për rolin e tij në filmin, “Silver Linings Playbook”.

Legjenda hollivudiane në emision ishte së bashku me kolegun Bradley Cooper dhe regjisorin David O. Russell, ndërsa emocionet e tij dolën në pah kur Russell theksoi se ka një djalë, i cili ka çrregullime të disponimit, ngjashëm sikurse karakteri që luan Cooper në filmin në fjalë.

“Nuk dua të jem shumë emotiv, mirëpo e di saktësisht se nëpër çfarë po kalon ai”, ka deklaruar De Niro.


“Kur shkova për herë të parë në banesën e tij dhe kur biseduam për skenarin, ndodhi e njëjta gjë. Fillimisht mendova mos është alergjik në diçka dhe për atë arsye i dalin lotët. Por më pas e kuptova se në mënyrë shumë emotive reagoi ndaj skenarit. Qëndrova aty dhjetë minuta dhe e shikoja duke qarë”, ka treguar Russell. /Telegrafi/