LAJMI I FUNDIT:

De Niro bën seks me çorape

De Niro bën seks me çorape

Aktorja dhe modelja Carole Mallory thotë se Robert De Niro kishte mbajtur çorape kur dyshja kishin bërë dashuri në vitet 1970-ta.

Mallory kishte pasur një aferë dyjavore me legjendën e ekranit, pasi ata u takuan në një hotel në Hollywood në vitin 1975, dhe ajo ka zbuluar detaje të kësaj aventure të tyre romantike në librin e saj të fundit, ‘Picasso’s Ghost’.

“Derisa bënim dashuri, ai kurrë nuk ndaloi së shikuari në sytë e mi. Ai kishte një tatuazh- flutur që mendoj se i takonte shpirtit të tij fluturues. Ai mbante edhe çorapet të veshur”.


“Vitin tjetër ai u martua me Diahnne Abbott… Do ta kisha vlerësuar një telefonatë nga ai”, ka thënë Carole. /Telegrafi/