LAJMI I FUNDIT:

De Rossi mendon largimin nga Roma

De Rossi mendon largimin nga Roma

Kartoni i kuq në ndeshjen përballë Portos, për ndërhyrjen e ashpër ndaj Maxi Pereiras, ndërpreu shanset e Romës për të luajtur në Ligës së Kampionëve.

Pas episodit të evitueshëm dhe që detyroi mbrojtësin t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale dhe ku u gjobit nga klubi verdhekuq, Daniele De Rossi po mendon largimin nga Roma.


Për një lojtar me pjekurinë dhe eksperiencën e tij, mesfushori është i pari që e ka kuptuar se gaboi dhe se vendimi i gjyqtarit ishte mëse i drejtë pas ndërhyrjes së rrezikshme.

Për të ishte kartoni i kuq numër 14 në karrierë, ku 12 herë është ndëshkuar me Romën dhe në dy raste me Kombëtaren italiane, por pas kësaj ngjarje lojtari e sheh veten në një pozicion aspak të thjeshtë.

Të gjitha lajmet nga Transferimet
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet

Për të parën herë, De Rossi po shqyrton alternativën, nëse ka ardhur momenti që t’i japë lamtumirën verdhekuqve në qershor të vitit të ardhshëm, për ta mbyllur karrierën në Shtetet e Bashkuara.

Nëse një transferim i tillë do të realizohej, Roma do ta shihte veten në vështirësi, sepse në të njëjtën periudhë kohe përfundon edhe kontrata e kapitenit Francesco Totti.

Afati kalimtar i ardhshme e verës mund të vulosë në këtë mënyrë largimin e të gjithë futbollistëve romanë nga skuadra, me klubin që duhet të përgatisë një strategji të qartë për ringritjen, pasi eliminimi nga Liga e Kampionëve përveç faturës financiare ndikon edhe në imazhin e skuadrës.