LAJMI I FUNDIT:

Debatet e tensionuara në çift ju shëndoshin

Debatet e tensionuara në çift ju shëndoshin
Hispanic Couple Sitting On Sofa Arguing

Debatet në çift bëjnë dëm edhe për linjat, pasi ndikojnë në shtimin në peshë. Ky është përfundimi i një studimi të Universitetit të Delaware dhe Universitetit të Ohio në SHBA.

Për të arritur në këtë konkluzion u studiuan rastet e 43 çifteve, të cilët kishin probleme të shpeshta mes tyre dhe debate.


Studiuesit u kërkuan çifteve të hanin së bashku një vakt para se të mundoheshin të zgjidhnin konfliktet. Më pas, ata plotësuan disa pyetësorë mbi faktorë të ndryshëm si ankthi e cilësia e gjumit dhe iu nënshtruan analizave të gjakut e të pështymës.

Nga analizat dhe të dhënat doli një lidhje e dukshme mes problemeve martesore dhe zgjedhjeve të gabuara të ushqimeve, si dhe një lidhje e fortë e nivelit të armiqësisë dhe konsumimit të ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyrash, sheqeri dhe kripe.

Më specifikisht, studimi tregoi se debatet mes partnerëve shpesh paraprihen nga rritja e hormonit të urisë, i njohur si grelina dhe që çdo gjë ndodh vetëm te njerëzit që janë të dobët apo pak mbipeshë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori