LAJMI I FUNDIT:

Deçani i bën publike mënyrat e kundërshtimit të pronave rreth Manastirit

Deçani i bën publike mënyrat e kundërshtimit të pronave rreth Manastirit

Sot bëhen publike hapat e parë që do t’i ndërmerr komisioni i dalë nga Asambleja Komunale e Deçanit, lidhur me kundërshtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim ky që i jep të drejt Manastirit të Deçanit t’i shfrytëzojë pronat e dy ish-ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, si dhe disa prona privat.

Sipas një njoftimi të Komunës së Deçanit, ky komision ka zhvilluar mbledhjen e parë në të cilën ka shqyrtuar katër tema të cilat janë në funksion të kundërshtimit të aktgjykimit politik të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të dhënë më datë 20 maj të këtij viti.


“Temat e trajtuara janë: Greva Institucionale e Komunës së Deçanit, si shprehje e pakënaqësisë më vendimin e pa drejtë të Gjykatës Kushtetuese, iniciativa qytetare e cila është ndërmarrë nga punëtoret e dy ish ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria” dhe pronarëve privat mbi të cilët i prek vendimi i Gjykatës Kushtetuese, organizimi i peticionit i cili ka funksion shprehjen e pakënaqësisë dhe pa pajtueshmërisë më vendimin e pa drejtë dhe diskriminues të Gjykatës Kushtetuese, si dhe protesta gjithë popullore e cila do të vazhdoi më format e saj deri në ndryshimin gjendjes faktike të cilën e ka krijuar aktgjykimi i pa precedent i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij takimi është shqyrtuar edhe thirrja drejtuar Manastirit të Deçanit që të heq dorë nga pretendimet uzurpatore mbi pronën e qytetarëve të komunë së Deçanit.

Ndërsa, sot ky komision, në një konferencë për media do t’i bëjë publike hapat e para që do t’i ndërmerr në kuadër të këtij kundërshtimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori