LAJMI I FUNDIT:

Degradimi i Prishtinës bëhej ilegalisht, tash po bëhet me leje (Video)

Degradimi i Prishtinës bëhej ilegalisht, tash po bëhet me leje (Video)

Degradimi i Prishtinës u bë qëllimisht vlerësojnë analistët. Derisa vlerësohet se degradimi i Prishtinës ka vazhduar edhe pas ndërrimit të pushtetit në vitin 2013, por kësaj radhe me ndërtimet me leje.

Ganimet Klaiqi është gazetar që për vite të tëra ka përcjellë ngjarjet në kryeqytet dhe ka parë ndryshimet drastike dhe degradimin urbanistik të Prishtinës, e cila sipas tij u bë qëllimshëm.


Arkitekti Valdet Osmani fajin për degradim nuk e hedh vetëm te komunarët. Sipas tij, pjesë e krimit janë edhe arkitektët, inxhinierët dhe investitorët.

Dhjetëra dyshime për korrupsion, të shkruar në qindra faqe, e që u përmblodhën në rreth 50 dosje nga zyrtarët e Vetëvendosjes pasi morën pushtetin, vetëm një prej tyre u arrit të merret për bazë nga organi i akuzës.

Tashmë një proces gjyqësor është duke u zhvilluar ndaj 10 ish-inspektorëve të ndërtimit në komunën e Prishtinës.

Por, degradimi i kryeqytetit ka vazhduar edhe më pas.

Ata që kanë parë ndërtimin e Prishtinës thonë se derisa krimi mbi kryeqendrën para 2013-ës u bë me ndërtime pa leje, tash i njëjti po vazhdon, por kësaj radhe gjithçka është e legalizuar.

Ndërtimet e larta, pos që u ndërtuan pa kritere e vend e pavend, thuhet se ato u përdorën edhe për shpëlarje parash.

ARDIANA_NDERTIMET_PA_LEJE_DEGRADIMI_29_04 from Koha.net on Vimeo.