LAJMI I FUNDIT:

Deklarimet në etiketa janë gabim – nuk kanë kaloritë nga fibrat

Deklarimet në etiketa janë gabim – nuk kanë kaloritë nga fibrat

Nga vitet 1990 në etiketat shkruhen kaloritë e përgjithshme nga proteinat, karbohidratet dhe yndyrat në produkt, por nuk llogariten ato nga fibrat për ç'arsye janë shumë të pasakta.

Deklarimet në produkte shpesh reduktojnë vlerën kalorike të ushqimeve dhe pjata me corn-flakes ose muesli megjithatë nuk është kafjall aq i shëndetshëm siç duket, pohojnë shkencëtarët nga Shoqata e shkencëtarëve në Boston.

Ata kanë zbuluar që mesatarisht porcioni i drithërave përmban 20 kalori shtesë, ndërsa muesli 12 kalori më shumë se sa shkruhet në etiketë, shkruan Daily Mail. "Shumë produkte reklamohen si të shëndetshme, por edhe pse janë të tilla, nuk ndihmojnë në dobësim për shkak të vlerave më të larta kalorike", – ka thënë udhëheqësi i studimit, dr. Geoffrey Livesey.


Problemi shfaqet për shkak të mosllogaritjes së vlerave kalorike të fibrave në të ashtuquajturin ushqim i shëndetshëm në kaloritë e përgjithshme të produktit, për ç’arsye është e nevojshme të ndryshohen deklarimet në ushqime, theksojnë nutricionistët.

Tradicionalisht nga viti 1990 në SHBA dhe BE përmbajta e produktit llogaritet sipas sistemit të faktorëve të përgjithshëm dhe numërohen vetëm kaloritë që vijnë nga proteinat, karbohidratet dhe yndyrat, por jo edhe nga fibrat në ushqim.

"Konsumatorët me vite konsumojnë numër më të madh kalorive se sa kanë menduar nëse llogaritin sipas deklarimeve", thekson dr, Livesey. Ai shpjegon se si sasia e përgjithshme e kalorive në të gjitha llojet e produkteve ndonjëherë deklarohet gabimisht për madje një të katërtën e ushqimeve. /Telegrafi/
ta.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Ushqimet që përmbajnë vitaminë D

Shëndetësi
Kalo në kategori