LAJMI I FUNDIT:

Dekretohet Alma Lama si ambasadore e Kosovës në Itali

Dekretohet Alma Lama si ambasadore e Kosovës në Itali

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alma Lama është zgjedhur si ambasadore e Kosovës në Itali me datën 5 korrik.

Ajo sot edhe zyrtarisht ka marrë dekretimin për të përfaqësuar si ambasadore Kosovën në shtetin e Italisë.


Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar vetë Lama.

“Po është e vërtetë, sot kamë marrë dekretimin si ambasadore e Kosovës në Itali”, ka thënë ajo.

Lama të ditur këtë e ka bërë edhe përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se është privilegj të jesh përfaqësues i popullit, ashtu sikurse është përgjegjësi e madhe.

Postimi i plotë:

Të dashur miq, dashamirës, bashkpunëtorë, votues…
Dëshiroj t’iu njoftoj se sot mora dekretimin për të përfaqësuar si ambasadore Republikën e Kosovës në shtetin e Italisë. Po kështu dhashë dorëheqjen nga posti i deputetes së Kuvendit të Kosovës. Ky ishte një moment mjaft emocional për mua, sepse kam investuar shumë nga energjitë e mia në këtë punë, dhe ishte krijuar një lidhje shpirtërore. Është privilegj të jesh përfaqësues i popullit, ashtu sikurse është përgjegjësi e madhe. Ajo cfarë më bën krenare është se prej ditës së parë që kam shkelur në Kuvend, kam punuar me përkushtim maksimal që të përfaqësoj denjësisht interesat e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kam punuar me idealizëm, me kaq shumë idealizëm sa për disa njerëz është i pakuptueshëm.

E për disa të tjerë, është bërë motiv për të më sulmuar pa zgjedhur mjete. Por pavarësisht, rrugëtimi im do të vazhdojë po me kaq idealizëm edhe në detyrën e re.Ju falenderoj thellësisht nga zemra për mbështetjen tuaj të deritanishme, e bindur se kjo mbështetje nuk do të më mungojë as në të ardhmen.

Tani e tutje si përfaqësuese e shtetit të Kosovës dhe qytetarëve të saj, do të punoj me të njejtin përkushtim që Kosova të përfaqësohet në mënyrën më të denjë të mundshme në shtetin mik, Italinë, që qytetarët e Kosovës që jetojnë atje, të ndihen të përkrahur dhe dinjitozë për shtetin e tyre, që marëdhëniet mes dy vendeve të avancohen, duke respektuar plotësisht punën që kanë bërë paraardhësit e mi atje.

I falenderoj përfaqesuesit e institucioneve për besimin e treguar.
Me respekt
Alma

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori