LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë në konferencë në Parlamentin evropian në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Maqedonisë në konferencë në Parlamentin evropian në Bruksel

Në organizim të Drejtorisë për politika të përgjithshme dhe të jashtme të Bashkimit evropian, respektivisht departamentit për aktivitete para aderimit, sot dhe nesër në Parlamentin evropian në Bruksel, do të mbahet konferenca ndër-parlamentare me temë: „Ndërveprimi midis grupeve politike, partive dhe Qeverisë në procesin e aderimit në BE”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur shërbimet e Kuvendit të Republikës së  Maqedonisë, në këtë ngjarje do të marrin pjesë deputetët Sasho Vasilevski, Lidija Dimova, Talat Xhaferi dhe Imer Aliu.


Në këtë konferencë do të diskutohet për partitë politike në kuvend, në kontekst të rrolit të shumicës dhe opozitës dhe për përvojat e opozitës konstruktive, rrolin e familjeve politike në dinamikën partiake, kontrollin parlamentar ndaj qeverisë dhe në përkrahjen e qeverisë, transparencën dhe përgjegjshmërinë, kodeksin parlamentar të sjelljes dhe për interesat e grupeve dhe lobistëve, si dhe ndërlidhjen e parlamentarëve me qytetarët, lëvizjet shoqërore dhe mjetet demokratike.

Mbledhja do të hapet nga kryetari i Partisë së socialistëve evropian, Sergei Stanishev, ndërsa është paraparë edhe pjesëmarrja e deputetëve evropian, Tanja Fajon, Gabi Cimber, Morten Messerschmidt, Knut Fleckenstein.

Pjesë e konferencës do të jenë edhe përfaqësuesit e Kuvendeve të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë, me qëllim të këmbimit të përvojave rajonale dhe pikëpamjeve për zhvillimet e ardhshme në këtë domen./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori