LAJMI I FUNDIT:

Delegacioni i BE-së, vizitoi KEK-un

Delegacioni i BE-së, vizitoi KEK-un

Një delegacion i Bashkimit Evropian nga Brukseli, njësia “D3” nga “DG NEAR” që mbulon Maqedoninë dhe Kosovën vizitoi TC Kosova A.

Delegacioni 19 anëtarësh i udhëhequr nga David Cullen – Drejtor i Njësisë D3 të DG NEAR në Bruksel, është pritur dhe shoqëruar nga Arben Gjukaj- Drejtor Menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) me bashkëpunëtor. Ata fillimisht vizituan sallën e makinerisë dhe dhomat kontrolluese të njësive gjeneruese përkatëse ku u njoftuan për së afërmi nga Gjukaj lidhur me gjendjen aktuale teknike dhe operuese të pajisjeve përkatëse të TC-A.

Po ashtu, në mënyrë që të informohen sa me shumë me projektin e Dekomisionimit që do të mbështetet nga Komisioni Evropian si pjesë e programit IPA 2, delegacioni i BE-së, së bashku me zyrtarët e lartë të KEK-ut dhe Program Menaxherët nga zyra e BE-së, në Prishtinë i vizituan edhe stabilimentet përkatëse të gazifikimit dhe fabrikën kimike (Azotiku) që janë paraparë të dekomisionohen në këtë faze. Gjatë kësaj vizite delegacioni u njoftua për se afërmi ku do të investohen mjetet e grumbulluara nga taksapaguesit Evropian. /Telegrafi/