LAJMI I FUNDIT:

Demaçi dhe Tahir Zemaj, bashkë në fotografi

Demaçi dhe Tahir Zemaj, bashkë në fotografi

Një fotografi e vitit 1992 e demanton Adem Demaçin, i cili më parë kishte deklaruar se kurrë në jetë nuk e kishte takuar kolonel Tahir Zemajn.

Në fotografi shihen bashkë Tahir Zemaj e Adem Demaçi në një manifestim të mbajtur në Berlin. Madje kjo fotografi e demanton jo vetëm Adem Demaçin, por edhe të tjerët, që kanë thënë se Tahir Zemaj më vitin 1992 ka qenë në luftë në Kroaci e në Bosnje, raporton “Bota Sot”.

Në këto fotografi Tahir Zemaj ishte me bashkatdhetarët shqiptarë në përgatitje e sipër për të hyrë si oficerë në luftë në Kosovë./Telegarfi/