Përkundër rezistencës së partive opozitare dhe shoqërisë civile, është e mundur që marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zi të miratohet në Kuvend. Nuk do tu kthehem argumenteve se përse kjo është e dëmshme. Kemi prodhuar mjaft fakte e dëshmi prej shtatorit të 2015-ës.
As nuk kemi motiv si Kosovë të tregojmë bujari të paarsyetuar ndaj fqinjit tonë: dorën në zemër, Malit të Zi me sipërfaqe rreth 14 mijë kilometra katrorë përvetëm 600.000 banorë, nuk i vyejnë më tepër sesa neve ato 9 mijë hektarë, kur dihet që Kosova ka sipërfaqe më të vogël dhe popull si tre herë më të madhe në numër. Në kuptim të densitetit të popullsisë raporti është 1 me 4:45 banorë për kilometër katror vendi fqinj, përkundrejt 160 për të njëjtën njësite ne.
Po ashtu nuk mendoj se jemi më nevojtarë se malazezët për shënjimin e vijës së përbashkët kufitare. Kosova ka urgjencën për liberalizimin e vizave, por edhe më të madhe e ka urgjencën Mali i Zi si një shtet që po e ndjen shumë prezent rrezikun rus dhe i duhet me domosdo anëtarësimi në NATO brenda këtij viti. Në Podgoricë do të ishin të lumtur të na ofronin zgjidhje shumë më të pranueshme…sikur dikush këtu t’i qaset me seriozitet problemit.
Por kjo klasë politike në pushtet nuk ka lidhje me seriozitetin. Që nuk janë të dijshëm nuk është sekret. Por jo-serioziteti i tyre e tejkalon disa herë padijen. E them këtë sepse një farë përvoje e kanë bërë: kanë kaluar disa raunde negociatash dhe do taktika i dinë.
Atë çka unë e quaj jo seriozitet, të tjerë e kanë quajtur ‘tradhti’. Nuk do e përdor këtë fjalë, megjithëse i afrohet më së shumti realitetit- secili mban peshën e veprimeve të veta dhe në kandarin e historisë, kjo do të jetë njollë e turpshme, e pashlyeshme për kuzhinierët e kësaj afere katastrofale.
Po i kthehem tani shpjegimit se përse mendoj që marrëveshja do të miratohet. Përgjigjen ma dha afera Pronto2.
Gjithçka është e lidhur me gjithçka në këtë vend, ku integriteti është cilësi në zhdukje. Jo se nuk kishte ndodhur më herët. Para Pronto2 ishte Pronto1. Mirëpo në secilin prej nesh jeton shpresa se e ardhmja do të jetë më e mirë se e shkuara dhe gjërat do ndryshojnë për mbarë. A në fakt, kjo nuk ka ndodhur. Ky shtet është i kapur, sot më shumë se kurrë.
Kjo qeveri ka instaluar logjikën e vendosjes së gjithçkaje dhe kujtdo në shërbimin e pak njerëzve në majën e piramidës. Ka mbledhur në duart e veta pushtetin ekonomik, politik, gjyqësor, e madje edhe fetar- njëherë duke i afruar përqëllimet e veta, e pastaj duke i dërguar në burg të njëjtët. Mesazhi është i qartë: Zoti në qiell, e Shefat mbi tokë.
Për deputetët e shumicës në Kuvend, detyra e lartë që ushtrojnë̈ është veçse një̈ vend i shkëlqyer pune. Ata do tu binden shefave, sepse shefat i kanë çuar atje dhe shefat kanë fuqinë t’i heqin prej atje. Fatkeqësisht gjithçka e gjithkush në këtë vend e ka një çmim dhe blerja e deputetëve është lehtë e ‘përballueshme’ – një punësim për familjarë diku, një tender diku tjetër, një post ambasadori për më kryefortët, etj. Kjo histori do të vazhdojë e do të përsëritet për aq gjatë sa shtet i mbetet punëdhënësi kryesor, për aq gjatë sa mbizotëron mendësia se marrja e pushtetit do të thotë gjueti për vende pune dhe privilegje.
Për t’iu dhënë një shembull: e keni parasysh si hesht Prishtina në ditë pushimi? Nuk e kam fjalën për të dielat por për ditët e pushimeve zyrtare. Qyteti shkretohet. Unë dhe ju e kuptojmë zbrazjen e një qendre administrative si Ankaraja, apo Haga, çka nuk ndodh me kryeqendrat e shteteve përkatëse – Stambollin apo Amsterdamin.
Ndërkohë që Prishtina është jo vetëm qendra administrative e Kosovës, por edhe kryeqyteti i vendit. Çka më çon në konkluzionin e fundit për këtë shkrim- ky vend nuk do jetë më i mirë se sa shumica e qytetarëve të vet. Ky vend nuk do ketë integritet nëse nuk kanë qytetarët e tij. Por qytetaria dhe integriteti nuk kanë shanse të ndërtohen me këtë model. Demokracia nuk është e qëndrueshme në një vend që varet nga shkëmbimi i votës përnjë vend pune në ‘punë shtet’’. Liria e humb kuptimin në një vend ku qindra mijëra njerëz janë plotësisht të varur nga ndihma sociale.
(Autori është ekonomist, sipërmarrës dhe nënkryetari AAK-së. Ky shkrim pasqyron pikëpamjet personale)
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre