LAJMI I FUNDIT:

Demolli dhe Rama takojnë gjeneralin Orr, diskutuan për formimin e FAK-ut

Demolli dhe Rama takojnë gjeneralin Orr, diskutuan për formimin e FAK-ut

Ministri i MFSK-së, Haki Demolli dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën sot në takime të ndara komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës (SHBA), gjeneralin Timothy Orr me bashkëpunëtorë.

“Ministri Demolli falënderoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralin Orr, për ndihmën që SHBA-të po japin për Kosovën e në veçanti për FSK-në.


Me këtë rast ministri vlerësoi lart bashkëpunimin e mirë dhe intensiv të FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës, e cila përmes programit të ‘Partneritetit për Paqe’ po e ndihmon FSK-në në ngritjen profesionale dhe infrastrukturore; si në fushën e trajnimeve, edukimit, donacioneve, programeve të veçanta dhe këshillimeve”, thuhet në njoftimin për media.

Më tej në njoftim është theksuar se ministri Demolli e njoftoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, me bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar, si dhe rreth procesit të transformimit të FSK-së.

“Nga ana e tij edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, e falënderoi komandantin e Gardës Kombëtare të Ajovës, gjeneralin Timothy Orr, për ndihmën e vazhdueshme të SHBA-së për FSK-në, duke çmuar veçanërisht kontributin e instruktorëve të Gardës Kombëtare në ngritjen profesionale të FSK-së.

Nder të tjera, ministri Demolli dhe gjeneral Rama biseduan me gjeneralin Orr edhe për rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve si dhe për format e reja të bashkëpunimit edhe në fushat tjera”, thuhet më tej në njoftim.

Nga ana e tij, komandanti i Gardës Kombëtare gjenerali Timothy Orr, falënderoi ministrin Demolli dhe gjeneralin Rama për pritjen si dhe vlerësoi lartë bashkëpunimin me FSK-në, duke u shprehur se ndjehet shumë krenar me këtë bashkëpunim.

Gjenerali Orr premtoi, edhe në të ardhmen, vazhdimin e bashkëpunimit më intensitet edhe më të madh të Gardës që ai drejton me FSK –në.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrat Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, kolonel Ilir Qeriqi-drejtor i Drejtorisë për Sigurim dhe Bashkëpunim i MFSK-së, atasheu ushtarak i SHB-së në Prishtinë- kolonel Anthony Butts, nënkoloneli Michael Wunn-drejtor i Programit të Partneritetit Shtetëror, majori Jodi Marti dhe rreshteri Rachel Fails, koloneli Fadil Hadërgjonaj- këshilltar ushtarak i ministrit, shefi i Kabinetit të Ministrit, Latif Leka dhe ish- atasheu ushtarak i FSK-së në SHBA, gjeneral brigade Xhavit Gashi./Telegrafi/

14626b25-a407-4e2b-9f72-e46d8ce4e2cc

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori