LAJMI I FUNDIT:

Demonstratë kundër shkrimit cirilik në Vukovar

Demonstratë kundër shkrimit cirilik në Vukovar

Në Vukovar të Kroacisë sot është organizuar protestë, në të cilën janë kundërshtuar planet e qeverisë për zbatimin e ligjit, me të cilin pos gjuhës kroate, zyrtarisht do të përdorej edhe gjuha serbe me shkrim cirilik.

Raportohet se në protestë kanë marrë pjesë afro 20 mijë vetë nga të gjitha viset e Kroacisë, dhe nga Bosnjë Hercegovina fqinje.

Ata kanë brohoritur slogane “për Vukovarin kroat, jo shkrimit cirilik”.

Agjencia AP nga Vukovari raporton se më se 20 vjet, pasi ishte shndërruar në mbeturinë, gjatë okupimit brutal të udhëhequr nga ushtria serbe, Vukovari paraqet test nëse kroatët janë të gatshëm t’i respektojnë standardet e Bashkimit Evropian, për të drejtat e minoriteteve, kur Kroacia i bashkohet BE-së më 1 korrik të këtij viti.

Qeveria e Kroacisë po përpiqet ta zyrtarizoj shkrimin serb cirilik në hapësirat e banuara me numër të konsiderueshëm të serbëve etnikë, por kjo i ka zemëruar veteranët e luftës dhe nacionalistët në Kroaci.

Mijëra protestues me flamuj, disa me uniforma ushtarake, iu bashkuan demonstratës në Vukovar.

Sipas policisë protesta ka përfunduar pa incidente. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Kalo në kategori