LAJMI I FUNDIT:

Dënim me burg për një rast të trafikimit të drogës

Dënim me burg për një rast të trafikimit të drogës

Një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë të EULEX-it në Gjykatën Themelore të Mitrovicës ka shpallur fajtor dy persona për veprat penale të blerjes, posedimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.

Dy persona janë shpallur të pafajshëm, ndërsa akuzat ndaj personit të pestë janë hedhur poshtë.

Reshit Berisha dhe Fidan Tortoshi është dënuar me një vit e gjashtë muaj burg dhe me gjobë, Ardian Corri dhe Florent Ademaj janë shpallur të pafajshëm, ndërkaq akuzat ndaj Lulzim Kasapit janë hedhur poshtë.


Të pandehurit ishin arrestuar gjatë dy operacioneve të policisë në mars dhe prill të vitit 2012, ndërsa ishin akuzuar për importimin dhe transportimin e rreth 5.5 kg marihuanë nga Shqipëria në Kosovë.

Rasti është ndjekur penalisht nga një prokuror i EULEX-it. /Telegrafi/