LAJMI I FUNDIT:

Dënim i rëndë për Dele Alli

Dënim i rëndë për Dele Alli

Dele Alli nuk do të luajë më në këtë sezon për Tottenham Hotspurin.

Mesfushori ka pranuar akuzën e Federatës së Futbollit në Angli për sjellje të pahijshme, pas goditjes që i kishte bërë Claudio Yacobit të West Bromit të hënën.

Alli është dënuar për tri ndeshje mos-lojë dhe tani do të mungojë në takimet kundër Chelseat, Southamptonit dhe Newcastlet.


Sezoni i tij debutues në Premier Ligë nënkupton që përfundon me dhjetë gola e nëntë asiste.