LAJMI I FUNDIT:

Depilimi i përhershëm me laser

Depilimi i përhershëm me laser

Nëse jeni mërzitur nga depilimi i përkohshëm dhe shumë herë i dhembshëm, zgjidhja për ju është depilimi me laser.

Dr. Merita Grajqevci – Kotori, mr. sci.
Qendra estetike Derma care-Laser, Prishtinë
tel. 044 315 539, 044 761 000

I përhershëm, i sigurt, i efektshëm


Teknologjia e re ka mundësuar që me anë të laserit të arrihen rezultate shumë të mira, të shpejta dhe të lehta, në mënjanimin e përhershëm të qimeve ne tërë trupin.
Depilimi me laser bëhet duke lëshuar një tufë të dritës së laserit në një tubë qimesh. Kjo dritë duhet të jetë e fuqishme sa ta shkatërrojë rrënjën e qimes, por njëherësh të mos e dëmtojë lëkurën rreth saj. Drita e laserit e sulmon substancën e zezë, që e përmban qimja, të quajtur melaninë. Për këtë arsye, depilimi me laser, nuk zbatohet te personat me qime të bardha, të thinjura ose të kuqe.

Edhe pse qimet rriten ndryshe te çdo person, varësisht nga mosha, pesha, metabolizmi, hormonet etj., ato të njeriut i kanë tri faza të rritjes:

* faza aktive e rritjes, e quajtur Anagen, që zgjatë deri në disa vjet. Në çdo kohë 85% e qimeve në trup janë në këtë fazë;

* faza regresive, e quajtur Catgen, zgjatë dy-tri javë. Gjatë kësaj faze qimet nuk rriten më. Në çdo kohë rreth 3-4% e qimeve në trup janë në këtë fazë;

* faza e pushimit, e quajtur Telogen, zgjatë 5-6 javë dhe në fund të saj, qimet bien dhe fillojnë të dalin të rejat.

Laseri do t’i shkatërrojë vetëm qimet në fazën Anagen, sepse në këtë fazë ka një sasi të bollshme të melaninës.
* Laseri Alexandrite me puls të gjatë (755nm) përdoret në lëkurë me ngjyrë më të çelur dhe njëherësh mund të përdoret për përmirësimin e lëkurës së dëmtuar nga dielli, pikat e pleqërisë, si dhe për reduktimin e pigmenteve me ngjyrë të mbyllët.

* Laseri Nd:YAG me puls të gjatë (1064nm) përdoret për lëkurë me ngjyrë të mesme, ulliri dhe të mbyllët ose te pacientët me lëkurë të rrezitur dhe po ashtu mund të përdoret për zvogëlimin e rrudhave, poreve të hapura dhe për trajtimin e anomalive vaskulare.

Pse këshillohet laseri për depilim?
Depilimi me laser është i suksesshëm te shumica e njerëzve. Metodat tradicionale të depilimit, siç janë shkulja e qimeve ose waksi, japin rezultate të përkohshme, ndërkaq me laser arrihet mënjanimi i përhershëm i qimeve.

Kush e bën trajtimin?
Trajtimet me laser bëhen nga dermatologu ose specialisti i certifikuar për përdorim të laserit (Certified Laser Specialist CLS). Pasi që çdo person ka ndjeshmëri dhe lloj të veçantë të lëkurës, por edhe ngjyrë të ndryshme të qimeve, CLS-ja do të bashkëpunojë me juve që ta gjeni programin për trajtim që do t’ju përshtatet juve më së shumti.

Cilat pjesë të trupit mund të trajtohen?
Trajtimi me laser bëhet pothuajse në të gjitha pjesët e trupit: në fytyrë, qafë, buzë, mjekër, vetulla, hundë, veshë, rreth flokëve, krahë, shpinë, ‘bikine line’, gjoks, duar, këmbë dhe në organet gjenitale femërore dhe në ato mashkullore. Gjatë trajtimit të zonave gjenitale, pacienti ose CLS-ja mund të kërkojë që të jetë i pranishëm dhe një punonjës i Qendrës.

A ka dhembje gjatë trajtimit?
Ndjeshmëria e dhembjes/diskomfortit gjatë trajtimit ndryshon prej personit në person. Laseri e ka sistemin e ftohjes, që mundëson mënjanimin e dhembjes. Me kërkesë të pacientit, CLS-ja do të përdorë krem anestetik gjatë trajtimit.

Sa trajtime nevojiten?
Meqenëse qimet rriten në cikle, për të arritur rezultate të kënaqshme, nevojiten së paku 3 trajtime. Trajtimet duhet të bëhen në çdo 6 javë.

Përgatitja për trajtim:
* këshillohet që tri javë para trajtimit të mos rreziteni dhe të mos shkoni në solarium;
* tri javë para trajtimit për depilim duhet të përdoret vetëm zhiletë dhe asnjë metodë tjetër siç janë: waxi, pinca ose kremrat depiluese;
* qimet duhet të rruhen një ditë para trajtimit.

Instruksione pas trajtimit:
* pas trajtimit mund të paraqiten: kruarje në Këshillohet të përdoret gelli Aloe Vera ose ndonjë krem tjetër;
* duhet të përdoret kremi për mbrojtje nga dielli me faktorë SPF 25, për pjesët e trupit që i ekspozohen diellit;zonën e trajtuar, skuqje dhe ënjtje rreth follicleve, therje ose mpirje të zonës. Në rast nevoje, mund të përdoren lecka të ftohta;
* makijazhi po ashtu mund të përdoret.
* pas trajtimit, në rast nevoje, i vetmi mjet i depilimit duhet të jetë zhileti;
* qimet do të bien deri në tri javë pas trajtimit. Mund të duket se qimet po ju dalin sërish, por ato faktikisht do të rriten vetëm derisa të bien.
Që qimet të bien më shpejt, gjatë pastrimit të lëkurës këshillohet të përdoren lecka për larje.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Osteoporoza, diagnostikimi dhe mjekimi bashkëkohor

Shëndetësi
Kalo në kategori