LAJMI I FUNDIT:

Deputetët e pasur në Kosovën e varfër, ja kush i prinë listës

Deputetët e pasur në Kosovën e varfër, ja kush i prinë listës

Deputetët me të ardhurat e tyre vazhdojnë të jenë shumë herë më të pasur se qytetarët e varfër të Republikës së Kosovës, të cilët i kanë zgjedhur me votat e tyre këta deputetë, të cilët po pasurohen çdo vit e më shumë.

Me fitimet tyre sigurisht që jua kanë zili edhe shumë biznesmen nga Kosova. Disa nga ta së bashku me bashkëshortet e tyre, kalojnë të ardhurat vjetore mbi 100 mijë euro. Kjo i bie që ata të marrin në vit mbi 1400 paga të një pensionisti, apo rasti social.


Përveç kësaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë luksin të zgjedhin për të marrë pjesë apo jo në seancat e Kuvendit, pasi që të ardhurat i kanë të garantuara.

Ndër deputetet e vendit të cilët prijnë me të ardhura vjetore familjare (deputeti së bashku me bashkëshorten) janë Faton Topalli dhe Besim Beqaj.

topalli

Faton Topalli, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion të hyra vjetore së bashku me bashkëshorten e tij në vlerë prej 164 mijë e 173 euro. Topalli ka pagë nga SD Zurich UBS 81,523.00 dhe Honorar nga Zhaw Zurich UBS 3,150.00. Ndërsa pagë vjetore nga Kuvendi Kosovës, të cilin herë e bojkoton e herë jo, Topalli ka në vlerë prej 19 mijë e 602 euro. Nga ana tjetër, zonja Topalli ka të hyra vjetore prej 59 mijë e 898 euro nga Stodt Schaffhaisen.

Larg të ardhurave vjetore të Faton Topallit, nuk qëndron as deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Besim Beqaj. Deputeti Beqaj, sipas deklarimit në AKK, ka të ardhura vjetore së bashku me bashkëshorten e tij në vlerë prej 90 mijë euro. Pagë nga Qeveria dhe Kuvendi, Beqaj brenda vitit merr 25 mijë e 605 euro. Nga Universiteti i Prishtinës, merr pagë vjetore 8 mijë euro. Honorar nga Gjimnazi Cambridge në Pejë 12 mijë euro. Honorar nga Universiteti Haxhi Zeka në Peje 4 mijë e 200 euro dhe nga Kolegji AAB pagë vjetore prej 14 mijë e 400 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij, ka të ardhura vjetore mbi 25 mijë euro.

becajEdhe deputeti i pavarur dhe biznismeni Ramiz Kelmendi, është ndër deputetët me të ardhura të mëdha. Familja Kelmendi si të ardhura vjetore të deklaruara në AKK kanë në vlerë prej 91 mijë e 602 euro. Pagë nga Elkos shpk Pejë 54 mijë e 776 euro. Ndërsa pagë nga Kuvendi i Kosovës, 26 mijë e 190 euro. Të hyrat vjetore nga zonja Kelmendi, bashkëshortja e Ramiz Kelmendit, të deklaruara ka 10 mijë e 636 euro nga paga nga “Elkos” Pejë.

kelmendi

Pas tyre vjen deputeti tjetër i PDK-së, Bislim Zogaj ku të ardhurat vjetore i arrijnë në shumën prej 74 mijë e 212 euro. Paga vjetore nga Kuvendi i Kosovës i kap vlerën prej 11 mijë e 433 euro (ka hyrë më vonë si deputet), Pension invalidor MPMS, 2 mijë e 700 euro.

Zogaj merr edhe donacion nga kompania e vëllait të tij “Kodra Enver Zogaj Komoran” në vlerë vjetore prej 35 mijë euro. Pastaj paga dhe komisione, kompensim me PTK-në, 15 mijë e 851 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij ka të ardhura vjetore nga ANP Adem Jashari, në vlerë prej 9 mijë e 228 euro.

zogaj

Pas deputetit Zogaj, me të ardhura më të mëdha vjen kryetari i Kuvendit dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili të ardhura vjetore familjare, të deklaruara, i ka në vlerë prej 65 mijë e 563 euro. Veseli ka të deklaruara pagë nga Buxheti i Kosovës 33 mijë e 114 euro. E mëditje nga buxheti i Kosovës 1 mijë e 855 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij , e cila punon në “Kobit- Pc Ced”, merr pagë vjetore prej 25 mijë e 992 euro. Ndërsa nga buxheti i Kosovës 4 mijë e 602 euro.

veseli

Pas Veselit, është deputetja e pavarur Margarita Kadriu e cila radhitët ndër deputetët me të ardhura vjetore më të mëdha. Kadriu së bashku me bashkëshortin e saj ka të ardhura vjetore në vlerë prej 64 mijë euro. Pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës Kadriu ka në vlerë prej 18 mijë e 662 euro. Ndërsa bashkëshorti i saj ka pagë vjetore nga K.SOT në vlerë prej 12 mijë euro dhe të hyra vjetore nga Punë kontraktuese, 33 mijë e 405 euro.

margarita

Pas Deputetes Kadria vjen deputeti tjetër i PDK-së, Rafet Rama i cili është nder deputetët me të ardhurat vjetore më të mëdha, në vlerë prej 58 mijë euro. Rama pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës merr 21 mijë e 533 euro. Pagë si invalid i luftës, 3 mijë e 816 euro. Pagë nga Ria Capital Prishtinë, 6 mijë euro dhe 300 euro nga qiraja. Ndërsa bashkëshortja e tij i ka deklaruar të hyra vjetore nga Posta e Kosovës, në vlerë prej 26 mijë e 700 euro.

rafeti

Në renditje është deputeti i PDK-së nga radhët e Lëvizjes për bashkim, Raif Qela. Ai dhe bashkëshortja e tij kanë deklaruar të hyra vjetore në vlerë prej 51 mijë e 789 euro. Pagë vjetore nga PTK 15 mijë e 637 euro. Pagë nga Kuvendi i Kosovës 20 mijë e 935 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar pagë vjetore nga PTK në vlerë prej 15 mijë e 217 euro.

raif-575x330

Pas këtyre vjen deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i cili ka të deklaruara të hyra vjetore në vlerë prej 49 mijë e 671 euro. Paga dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës 22 mijë e 671 euro. Të hyra nga qiraja e shtëpisë 27 mijë euro. Ndërsa mëditje për udhëtim zyrtar jashtë shteti, 724 euro.

dauti

Me të ardhura vjetore, nuk qëndrojnë keq as deputetët e LDK-së, si, Alma Lama (tani e larguar nga ky postë dhe e emëruar ambasadore e Kosovës në Romë) dhe deputeti Arben Gashi.

Lama i ka të deklaruara së bashku me bashkëshortin si të hyra vjetore, 46 mijë euro. Pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, 17 mijë euro. Ndërsa bashkëshorti i saj ka të hyra vjetore nga QKUK 9 mijë e 600 euro dhe 20 mijë euro nga “ Fitimi LAB Analiza”.

alma

E Arben Gashi ka deklaruar të hyra vjetore në vlerë prej 43 mijë e 128 euro. Gashi nga AAB – Riinvest ka të hyra vjetore në vlerë prej 10 mijë e 635 euro. Pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës, 20 mijë e 332 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij ka pagë vjetore nga BQK në shumën prej 12 mijë e 161 euro.

arben-gashi

Lista vazhdon përsëri me deputetë të PDK-së. Deputeti Hajdar Beqa ka të deklaruara së bashku me bashkëshorten e tij, të hyra vjetore prej 44 mijë e 445 euro. Pagë vjetore nga N.H Iber Lepenc, 4 mijë e 468 euro. Edhe ky është i deklaruar si invalid i luftës dhe merr nga MPMS 2 mijë e 973 euro. Pagë vjetore nga Kuvendi i Kosovës 22 mijë e 985 euro. Mëditje nga Kuvendi i Kosovës, 459 euro. Ndërsa bashkëshortja e tij ka deklaruar si pagë vjetore nga NH Ibër Lepenc në vlerë prej 14 mijë e 019 euro.

hajdari

Edhe deputeti nga Vetëvendosje Mytaher Haskuka ka të hyra vjetore prej 43 mijë e 148 euro. Pagë vjetore nga Universiteti i Prishtinës 1 mijë e 979 euro. Ndërsa nga Kuvendi i Kosovës 20 mijë e 271 euro. Bashkëshortja e tij ka të deklaruara si të hyra vjetore, një pagë nga Kompania private 18 mijë e 800 euro. Dhe të ardhura nga shërbimet në Kompaninë Private BKT në vlerë prej 2 mijë e 098 euro.

mytaher

Sala Berisha-Shala nga PDK-së, ka të ardhura vjetore prej 43 mijë e 548 euro. Paga e mëditje nga Kuvendi i Kosovës ka 22 mijë e 894 euro. Pagë nga K.E. Juridika Prishtinë 1 mijë e 036 euro dhe mëditje nga NGA U.Z Kuvendi 309 euro. Ndërsa të hyrat vjetore të bashkëshortit të saj nga Paga+mëditje janë 17 mijë e 980 euro dhe 1 mijë e 638 euro nga qiraja.

sala

As Besnik Bislimi nga VV-ja nuk qëndron fare keq me të ardhura, pasi që ka të ardhura vjetore në vlerë prej 42 mijë e 516 euro. Të ardhura vjetore nga Kuvendi i Kosovës ka 7 mijë e 903 euro. Paga RIT Kosovo Prishtinë 18 mijë e 865 euro dhe honorar prej Helvetas Prishtinë 5 mijë e 130 euro. Ndërsa honorar nga OECD Paris, 1 mijë e 103 euro. Bashkëshortja e tij, ka të hyra vjetore në vlerë prej 9 mijë e 515 euro.

besniku

Pas Besnik Bislimi me të ardhura vjetore më të mëdha renditen deputetja nga LDK, Vjosa Osmani me 41 mijë e 588 euro. Pagë dhe mëditje nga Kuvendi i Kosovës 20 mijë e 328 euro. Nga AUK 5 mijë e 130 euro. Pagë nga University of Pittsburg Pittsburg, 4 mijë e 870 euro. Ndërsa paga vjetore e bashkëshortit të saj nga buxheti i Kosovës është në vlerë prej 5 mijë e 600 euro. Ndërsa qiraja e bashkëshortit nga patundshmëritë Patundshmëritë Adelaide, Australi CBA, 5 mijë e 660 euro./KP/
Vjosa-Osmani-520x330

Në trend Lajme

Më shumë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tregon çka kërkojnë disa shtete

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak dhe Ashton flasin për kandidaturën e Pahorit si lehtësues i dialogut Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori