LAJMI I FUNDIT:

Derbi i Anamoravës i takon Gjilanit, qyteti vishet me të kuqe

Derbi i Anamoravës i takon Gjilanit, qyteti vishet me të kuqe

Drita dhe Gjilani janë ndeshur në mes vetë në derbin e ‘Krenarisë së Qytetit’, derbi i cili solli atmosferë dhe koreografi perfekte nga dy tifozëritë, ‘Intelektualët’ dhe ‘Skifterat’, solli raste të shumta, kartonë e përjashtime, por golin e vetëm dhe të fitores u desh ta presim deri në minutën e shtatë shtesë, duke bërë Gjilanin fitimtar.

Derbi i shumë pritur në mes të Dritës dhe Gjilanit nisi me disa minuta vonesë për shkak të një droni që fluturonte mbi fushë dhe me të filluar ndeshja, kërcënimi i parë erdhi nga Gjilani, që rrezikoi në minutën e tretë me anë të Armend Thaqit, por goditja e tij u pritë nga portieri Artan Latifi.


Dy minuta më vonë ishte mesfushori i Dritës, Petrit Osmani, i cili provoi të rrezikoj nga distanca,  por topi shkon plogësht në duart e Faton Malokut.

Mesfushori i Gjilanit, Egzon Shabani u tregua dy herë i rrezikshëm për portën e Latifit, por në minutën e 18-të goditja e tij u ndal nga portieri, teksa pesë minuta më vonë goditja nga distanca për pak sa nuk e befasoi gardianin e Dritës.

Luhej minuta e 30-të kur ndeshja u ndërpre për disa minuta, pasi ‘Skifterat’ hodhën mjete piroteknike në fushë, ndërsa deri në fund të pjesës së parë nuk kishte më ndonjë rast ideal dhe skuadrat shkuan me rezultat të bardh në pushim.

Pjesa e dytë

Gjysma e dytë e ndeshjet fillon me rastin e Dritës, që godet portën e Gjilanit për herë të parë, por Maloku tregohet i sigurt, teksa vetëm tre minuta më vonë ‘Intelektualët’  ndërprenë ndeshjen me mjete piroteknike.

Luhej minuta e 55-të kur Latifi lëshon portën, Eminhaziri pason te Shabani, por ky i fundit tregohet i pasaktë duke gjuajtur jashtë në portën e zbrazur.

Vetëm dy minuta më vonë vjen një goditje e fortë nga Alban Mavriqi, por topi shkon mbi portën e Gjilanit, ku megjithatë solli frikë për ekipin e kuq, gjë që u pa edhe një minutë më vonë me rastin ideal që pati Blazevski, i cili u shërbye mirë nga Berisha, por nuk ia doli që ta devijojë topin për në rrjetë.

Në minutën e 69-të, Gjilani pati dy raste të mira, së pari Gëzim Rusi del i vetëm para Latifit, por portieri bardhekaltër shpëton portën e tij, ndërsa po në atë minutë, Eminhaziri kërkon penallti në aksionin vijues, ku gjilanasit protestojnë, por Nuza hesht.

Luhej minuta e 75-të solli tensione ndërmjet ‘Intelektualëve’ dhe trupave policorë, ku ndeshja u ndërpre për disa çaste.

Në minutën e 84-të erdhi përjashtimi i trajnerit të Gjilanit, Arbnor Morina, teksa në katër minuta më vonë, Erdin Hashani e humb kontrollin dhe e lë skuadrën e tij me një futbollist më pak në fushë, pasi u ndëshkua me kartonë të kuq.

Pas 90-të minutave lojë, gjyqtari akordoi 12-të minuta lojë shtesë për shkak të ndërprerjeve dhe këtë e shfrytëzuan më së miri Gjilani, pasi më një lojtar më shumë, arritën të shënojnë golin e fitores me anë të mbrojtësit Ylber Kastrati, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Isa Eminhazirit, gol ky që doli të jetë i fitores.

Megjithatë, fitorja e Gjilanit u rrezikua në minutën e 10-të shtesë, ku Drita pati një super raste, por Maloku intervenoi për mrekulli, për t’ia siguruar fitoren Gjilanit në një ndeshje plot ndjenja e emocione. /Telegrafi/