LAJMI I FUNDIT:

Derdhin qumështin dhe aktrojnë se janë të lënduar (Video)

Derdhin qumështin dhe aktrojnë se janë të lënduar (Video)

Policia amerikane ka filluar hetimet, pasi në internet është hedhur një xhirim, ku shihen disa të rinj duke e derdhur qëllimisht qumështin nëpër supermarkete dhe duke u shtirur kinse janë të lënduar.

Dy vëllezër dhe një kushëri i tyre nga Virginia janë akuzuar për sjellje të pahijshme dhe dëmtim të pronës së huaj.

Në mënyrë të njëjtë kanë bërë shaka edhe disa të rinj britanikë, mirëpo ende nuk janë përballur me pasojat për sjelljen e tyre. /Telegrafi/