LAJMI I FUNDIT:

Deri në 150 kamionë xehe drejtë Maqedonisë (Video)

Deri në 150 kamionë xehe drejtë Maqedonisë (Video)

Gjiganti metalurgjik Ferronikel po konsiderohet si eksportues më i madh në Kosovë, sa i përket xeheve që kjo fabrikë nxjerr dhe përpunon.

Rreth 600 mijë euro për studimin e fizibilitetit të Trepçës
Lexo po ashtu Rreth 600 mijë euro për studimin e fizibilitetit të Trepçës

Mirëpo, eksporti më i madh është realizuar drejt Maqedonisë, përkatësisht në Feni Kavadarc, aty ku pronarët e kësaj kompanie transportojnë xehe të nikelit të shkritores Ferronikel në Drenas, tash e disa muaj.


Edhe nga Dogana konfirmojnë rritje të eksportit drejtë Maqedonisë.

Adriatik Stavileci, Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, tha se deri 150 kamionë me xehe për çdo muaj janë eksportuar në Maqedoni. /Gazeta Tribuna/