LAJMI I FUNDIT:

Derisa Tesla Model S vozitej vet, shoferi flinte i qetë (Video)

Derisa Tesla Model S vozitej vet, shoferi flinte i qetë (Video)

Shoferi i veturës që e ka opsionin e vozitjes së pavarur, ka fjetur derisa ishte në rrugë të hapur.

Sikur të ishte në ndonjë veturë të zakonshme, burri i paidentifikuar sigurisht se nuk do të ishte jashtë rrugës apo do kishte fat shumë më të keq, transmeton Telegrafi.


Ai është parë me kokën e mbështetur në dritare, ndërsa vetura e kaltër lëvizte me shpejtësi të konsiderueshme.

Megjithëse nuk raportohet të jetë shkaktuar ndonjë aksident, ky rast ka hapur debate rreth opsionit të vozitjes të ashtuquajtur ‘Autonom’,.

Sipas ekspertëve të trafikut lejohet që vetura të vozitet vet, por shoferi duhet të jetë i zgjuar dhe i vëmendshëm gjatë tërë kohës. /Telegrafi/