LAJMI I FUNDIT:

Dëshirë seksuale e ulët? Shmangni këto pesë ushqime

Dëshirë seksuale e ulët? Shmangni këto pesë ushqime

Dëshira seksuale është e kontrolluar nga ajo që quhet libido. Kjo libido është e lidhur me disa faktorë që mund të jenë socialë, psikologjikë apo hormonalë.

“Tek meshkujt, hormoni testosteron ka lidhje direkte me libidon. Testosteron i ulët do të thotë dëshirë seksuale e ulët”, thotë doktori amerikan Michael Hirt, i cili i kuron me ushqim pacientët që i ankohen për probleme seksuale.


“Ka disa ushqime që e ulin nivelin e testosteronit. Ato janë djathi, çokollata dhe alkooli. Ato e ulin testosteronin duke rritur aktivitetin e një enzime që quhet aromatazë, që e shndërron testosteronin në estrogjen”, shpjegon Hirt.

Shumë persona mund të mendojnë se estrogjeni i lartë dhe testosteroni i ulët është i keq vetëm për meshkujt, por femrat mund të kenë edhe ato probleme kur kanë shumë estrogjen. Estrogjeni i lartë mund të shkaktojë kancer në gjoks e vezore dhe simptoma menopauze.

Për t’ju ndihmuar që nata juaj romantike të mos përfundojë shpejt, më poshtë kemi publikuar një listë me ushqime dhe pije që ju dëmtojnë. Kështu që, pasi t’i lexoni, mbajini larg menysë suaj.

unhappy-couple-drinking

1. Alkooli
Ka disa fakte mbi alkoolin që nuk janë të vërteta. Alkooli mund të bëjë që të jeni më të afrueshëm me dikë, por mund të dëmtojë seriozisht aftësinë tuaj për të performuar në shtrat. “Pijet alkoolike ulin testosteronin dhe funksionin tuaj seksual”, thotë Hirt.

2. Mielli
Mielli i përpunuar nuk i ka më përbërësit ushqyes që janë thelbësore për shëndetin seksual. Një përbërës i tillë është edhe zinku. Gjithashtu, mielli i përpunuar çon në rezistencë ndaj insulinës dhe rrjedhimisht, diabet. Diabeti nga ana e tij rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe çrregullimit të ereksionit.

3. Panxhari
Të hash panxhar përpara stërvitjes përmirëson funksionin e muskujve, por në aspektin seksual nuk është kaq i mirë. Panxhari është i mirë për nivelin e estrogjenit dhe i bën dëm atyre që nuk kanë një balancë të mirë hormonale.

4. Manaferrat
Manaferrat janë shumë të ushqyeshme, por nga ana tjetër përmbajnë edhe pesticide që ndikojnë në rritjen e nivelit të estrogjenit, shkruan Shije. Nëse gjeni manaferra organike, vitaminat e tyre do ju ndihmojnë në jetën seksuale. Por, nëse nuk gjeni dot manaferra bio, më mirë mos i hani.

5. Uji në shishe plastike
Ka shumë arsye pse nuk duhet pirë ujë nga shishet plastike, por më kryesorja është se në këto shishe gjendet Bisfenol A (BPA), një kimikat që mund të dëmtojë organizmin tuaj në shumë mënyra. Një nga mënyrat është shkaktimi i çrregullimit të ereksionit te meshkujt. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori