LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi lëkurë të bukur dhe shëndetshme? Atëherë shmangni këto ushqime

Dëshironi lëkurë të bukur dhe shëndetshme? Atëherë shmangni këto ushqime

Lëkura është organi më i madh i trupit, dhe është më i ekspozuari nga të gjithë.

Kjo është edhe ndër arsyet kryesore se përse doktorët gjithmonë rekomandojnë të kujdesemi për lëkurën tonë, transmeton Telegrafi.


Sidoqoftë, përpos që duhet shmangur produktet e ndryshme që janë të dëmshme për lëkurën, gjithashtu duhet shmangur edhe ushqimin e caktuar.

Ëmbëlsirat

Fatkeqësisht, ëmbëlsirat janë të dëmshme për lëkurën tuaj, pasi që ëmbëlsirat i shkaktojnë edhe puçrrat.

Kafeina

Dashamirë të kafeinës, thoni lamtumirë pijes së preferuar.

Kafeina ndikon në hormonet që e shkakton stresi, e gjithashtu e dehidraton lëkurën, duke bërë që lëkura juaj të duket e thatë dhe e mërzitshme.

Alkooli

Alkooli mund të shkaktoj skuqje, acarim lëkurës, thyerje të kapilarëve, e gjithashtu edhe ënjtje.

Veç këtyre, alkooli e dehidraton trupin, duke e bërë lëkurën të thatë. /Telegrafi/