LAJMI I FUNDIT:

Dëshironi të humbni peshë? Provoni të hani çokollatë e të pini verë

Dëshironi të humbni peshë? Provoni të hani çokollatë e të pini verë

Mund të duket si gjëja e fundit që duhet bërë, mirëpo tani çdo njeri që dëshiron të humbë peshë duhet të konsideroj të konsumoj më shumë çokollatë, djathë dhe të pijë më shumë verë.

Industria e dietës britanike me një hulumtim të fundit ka zbuluar se 48% e njerëzve kanë provuar të humbin peshë vitin e kaluar.


Dhe kjo nuk duket që kryen punë, pasi që disa studime tregojnë se popullsia e Britanisë janë treherë më mbipeshë sesa në vitin 1980, transmeton Telegrafi.

Tani, një shkencëtar i Londrës ka thënë se mungesa e suksesit për të humbur peshë, është se e injorojmë një faktor kyç: mikrobet në bark.

Tim Spector, autor i The Diet Myth: The Real Science Behind What We Eat, thotë se mesatarisht gjenden rreth 2kg mikrobe në barkun tonë, dhe më shumë kemi mikrobe sesa qeliza.

Por, çfarë duhet të ketë në dietën e dikujt që dëshiron të humbë peshë? Profesori Spector rekomandon çokollatën, verën, kafen dhe djathin.

Gjatë një fjalimi ai kishte thënë se çdo individ ka mikrobe të ndryshme në barkun e tyre, gjë që ndikojnë në proceset e ndryshme në trupin tonë, përfshirë edhe atë se sa peshojmë.

Për të qëndruar të shëndetshëm dhe të hollë, profesori Spector thotë se gjëja më e mirë që duhet të bëni është të hani ushqim që e promovon riprodhimin dhe rritjen e baktereve të mira në bark.

Lajmi i mirë është se çokollata, vera, kafeja e djathi janë thelbësore për çdo person që dëshiron të rrit mikrobet e mira në barkun e tyre, pasi që të gjitha këto përmbajnë polifenole, antioksidantë që i ushqejnë mikrobet në bark dhe i lejojnë të riprodhohen.

Vera dhe çokollata përmbajnë një lloj të polifenoleve të quajtur flavonoide, të cilat profesori Spector pohon se kanë efekte të mira, transmeton Telegrafi.

Është mirë të rikujtohet se kakao në çokollatë është i mirë për barkun tuaj, e jo qumështi dhe sheqeri me të cilat çokollatat komerciale janë të mbushura.

Gjithashtu, edhe djathi natyral është zgjedhje shumë e mirë pasi që kontribuon në rritjen e shumëllojshmërisë të mikrobeve në bark, të cilat profesori pohon se ndihmojnë në humbjen e peshës dhe rritjen e jetëgjatësisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori