LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarët e sulmit në aeroportin e Stambollit rrëfejnë tmerrin e përjetuar (Foto)

Dëshmitarët e sulmit në aeroportin e Stambollit rrëfejnë tmerrin e përjetuar (Foto)

Të mbijetuar e sulmit të përgjakshëm në aeroportin “Ataturk” të Stambollit, ku mbetën të vrarë 36 persona dhe mbi 147 të plagosur, kanë rrëfyer momentet rrëqethëse, duke pranuar se si nga të gjitha anët kanë parë trupa të pajetë.

Fotografi i AFP, ka arritur të sheh trupat e mbuluar me rroba në mes të bagazheve të shpërndara në aeroport. Derisa raportohet se menjëherë në vend të ngjarjes kishin dalë qindra policë, dhe zjarrfikës, transmeton Telegrafi.


Ahmed Furkan Gurtuna, i cili punon si polic trafiku, thotë se në momentin kur ka ndodhur sulmi ishte në terminalin për kontrollin e pasaportave, dhe se ka arritur të shoh njërin prej sulmuesve.

Turqi 12

“Kam arritur të shoh njërin nga terroristët që po hynte në aeroport. Në duar mbante një pushkë automatike të tipit AK-47, me të cilën filloi të gjuaj në drejtim të civilëve… Policia turke është munduar ta vrasë, por pas disa sekondave kam dëgjuar një shpërthim të fuqishëm”, ka shtuar polici Gurtuna.

Terroristët në mbrëmjen e së martës kanë arritur të depërtojnë deri tek zona e kontrollit të sigurisë në aeroport, ku në atë zonë janë qëlluar nga policia por edhe pse të plagosur rëndë kanë arritur të aktivizojnë bombat.

Gurtuna ka shtuar duke thënë se siguria në aeroporte e Turqisë është e mirë, dhe assesi nuk po mund të kuptojë se si ka mundur të vjen deri tek një sulm i tillë.

Turqi 3

“Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk e di nëse mund të bëjmë diçka kur dikush ka një qëllim serioz për të kryer një sulm”, ka shtuar ai.

“Kam qenë duke pritur aeroplanin për në Tokio, kur përnjëherë pashë njerëzit duke ikur dhe kështu instinktivisht fillova ti ndjek pas. Dëgjova disa krisma dhe aty u krijua panik i madh”, ka deklaruar për AFP japonezja Jumi Koi.

Pasagjerja Oftah Muhamed Abdullah ka pranuar se ka arritur të shoh njërin nga sulmuesit: “Kishte një shami ngjyrë rozë, xhaketë të shkurtër nën të cilën kishte fshehur armën me të cilën filloi të shtinte në drejtim të civilëve. Ecte sikur të ishte një profet”, transmeton Telegrafi.

Para shpërthimit në aeroportin Ataturk të Stambollit, një sulmues kishte filluar të gjuaj civilët derisa po i afrohej terminalit, thotë një nga dëshmitarët që është intervistuar nga Reuters.

Turqi 4

“Filloi të qëllonte gjithçka që i dilte përpara. Ishte i veshur me rroba të zeza, ndërsa fytyrën e kishte të maskuar. Kam qenë vetëm 50 metra larg tij”, thotë 77-vjeçari Pol Ros nga Afrika e Jugut.

Sipas tij, sulmuesi ishte drejtuar për tek civilët derisa armën e mbante të fshehur nën xhaketë.

“Shikoi përreth disi me nervozizëm nëse rastësisht dikush do të tentojë ta ndalojë dhe më pas ka zbritur poshtë me ashensor. Kemi dëgjuar të shtënat dhe më pas një shpërthim dhe aty e kuptuam se gjithçka mori fund”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori